"Tirana përmbyt Durrësin në pranverë", deputeti: Asnjë hetim (FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:12 17-05-2018

Shirat intensivë të ditëve të fundt rikthyen sërish përmbytjet në stinën e pranverës në disa zona të vendit. Durrësi është prekur sërish nga përmbytjet.

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi bën me dije se Katundi i Ri në Durrës është përmbytur serish dhe ndodhet nën pushtetin e ujrave të lumit Erzen. Ndërsa thekson se banorët ankohen për rezervuare që hapen pa paralajmërim në zonën e Tiranës e derdhen në lumë ndërsa pasojat i vuajne ata.

E plotë:

Katundi i Ri ne Durres sot serish i permbytur dhe nen pushtetin e ujrave te lumit Erzen. Qeveritaret nuk e vene ujin ne zjarr. U be e disata here brenda vitit qe banoreve te zones u hyn deri ne 1 meter uje neper shtepi dhe u demtohen pronat, baza ushqimore e bagetive, nderkohe keto te fundit rrezikojne te mbyten duke shkaktuar deme te pallogariteshme per ekonomite e drobitura te ketyre familjeve. Kjo situate katastrofike per keta banore nuk po ndodh vetem gjate dimrit por edhe ne prag te veres.

Shiu ra dje, por permbytja filloi sot. Banoret ankohen per rezervuare qe hapen pa paralajmerim ne zonen e Tiranes e derdhen ne lume ndersa pasojat i vuajne ata. Asnje hetim per shkaqet e ketyre permbytjeve te perseritura apo mase e marre per t'i evituar. I ftoj mediat te dokumentojne situaten e te mos e lene qeverine qe ka hallin te mbroje ministrat e droges dhe bashkine e Durresit qe ka hallin te vjedhe duke shqepur rruget cdo 6 muaj, qe ta kalojne situaten ne heshtje!

32411209_10216324492734409_1726382544376561664_n.jpg

32767062_10216324565216221_7508353048230494208_n.jpg

32372853_10216324491614381_8215001062503874560_n.jpg

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fituesit e Lotarisë Amerikane, ambasada e SHBA në Tiranë jep njoftimin e rëndësishëm
Plagosja me armë zjarri në Vlorë, identifikohen autorët, arrestohet i plagosuri »
Article Logic
Execution time: 0.0050129890441895
array(1) { ["section"]=> string(69) "tirana-permbyt-durresin-ne-pranvere-deputeti-asnje-hetim-fotot-121064" }