Tirana sërish surprizë: Në sfidën me Laçin në “Q.Stafa” tifozet femra do hyjnë falas

Publikuar tek: sport, më 19:22 07-04-2015 Tirana sërish surprizë: Në sfidën me Laçin në “Q.Stafa” tifozet femra do hyjnë falas Vajzat tifoze ne mbeshtetje te Tiranes

Klubi i futbollit Tirana njofton të gjitha tifozet vajza se për to, hyrja nesër në stadium për ndeshjen me Laçin do të jetë falas. Edhe pse skuadra kundërshtare ka një tifozeri të rreptë, Tirana kërkon ti japë qytetari ndeshjes së të mërkurës kundër Laçit. 

“Tifozet bardheblu do të kenë mundësinë të futen pa biletë nesër në stadium. Kyrregull i përcaktuar që në fillim të sezonit gjeti vështirësi për t’u aplikuar në stadium për shkak të dënimit që Tirana mori dhe ndeshjeve të zhvilluara jashtë kryeqytetit. Tifozet femra këtë vit kanë qenë më të shumta se asnjëherë tjetër pranë bardhebluve. Jo vetëm në ndeshjet në kryeqytet por edhe jashtë në transfertë ka pasur gjithmonë tifoze femra. Nesër hyrja në tribunat D1, D2 dhe D3 do të jetë sërish falas” thuhet në njoftimin e Klubit Tirana.

Tirana do të luajë nesër me Laçin një sfidë në Qemal Stafa. Cmimi i biletave është vendosur 500 dhe 300 lekë për të gjithë ata që do të ndjekin ndeshjen. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Serbi – Shqipëri, nuk do të ketë vendim gjykate në 17 prill
Granit Xhaka, oferta e re prej 16 milionë euro nga Atletiko për yllin kosovar »
Article Logic
Execution time: 0.030926942825317
array(1) { ["section"]=> string(86) "tirana-serish-surprize-ne-sfiden-me-lacin-ne-q-stafa-tifozet-femra-do-hyjne-falas-8086" }