Tirana si Barcelona në disa drejtime? Veliaj takon homologen e tij në Spanjë

Publikuar tek: politike, më 15:57 19-11-2015 Tirana si Barcelona në disa drejtime? Veliaj takon homologen e tij në Spanjë Erjon Veliaj ne takim me kryebashkiaken e Barcelones

Erion Veliaj nuk ndalet për të kërkuar ndihmë për kryeqytetin. Ka shkuar në Barcelonë dhe është takuar me kryetaren e bashkisë së këtij qyteti Ada Colau, dhe siç njoftohet nga Bashkia Tiranë, është folur për tre çështje kryesore: menaxhimi i tregjeve publike, urbanizimi dhe transporti publik. 

Veliaj e ka informuar kryebashkiaken për hapat e para që ka ndërmarrë në bashki, për lirimin e hapësirave publike dhe transportin dhe zonja kryebashkiake i garantoi dhënien e ekspertizës nga ana e bashkisë që drejton për çështjet ku ngec bashkia Tiranë.

Dy kryebashkiakët ranë dakord për binjakëzimin e bashkive të Tiranës dhe Barcelonës për të ndihmuar kryeqytetin shqiptar në menaxhimin e tregjeve, transportit publik të qytetit, lirimin e hapësirave publike dhe problemet e urbanizimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Halimi flet nga Kuvendi për 2 sms kërcënuese: Ja çfarë ndodhi me gjyqtaren F.M në Durrës dhe mesazhi që Rama i çoi prokurorit në jug
Maxhoranca dhe opozita bien dakort për dekriminalizimin, nesër votohet testi i drogës »
Article Logic
Execution time: 0.033396005630493
array(1) { ["section"]=> string(81) "tirana-si-barcelona-ne-disa-drejtime-veliaj-takon-homologen-e-tij-ne-spanje-25821" }