Tirana të enjten një miqësore me Bylis, përpara nisjes në Maqedoni

Publikuar tek: sport, më 14:47 07-07-2015 Tirana të enjten një miqësore me Bylis, përpara nisjes në Maqedoni Ekipi i Tiranes gjate stervitjes te \"Skender Halili\"

Ekipi i Tiranës është akoma duke zhvilluar blerjet për merkatën e sezonit të ri. Por trajneri Shkëlqim Muça ka vendosur që të luajë një miqësore, përpara se ekipi të niset drejt Maqedonisë për fazën e përgatitjes. 

Kështu është paracaktuar që të enjten pasdite, në kompleksin “Skënder Halili” në orën 18.00, ekipi i Tiranës të luajë një ndeshje miqësore me Bylisin, ekip që në këtë sezon do të vijë në kategorinë superior.

Skuadra nuk është kompletuar, por për trajnerin Muça kjo është një provë e parë për të verejtur se çfare i nevojitet ekipit. Tirana ka afruar zyrtarisht pesë futbollistë cilësore dhe priten të tjera blerje me fokus në sulm. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037019014358521
array(1) { ["section"]=> string(71) "tirana-te-enjten-nje-miqesore-me-bylis-perpara-nisjes-ne-maqedoni-15537" }