Tirana tregon shenja jete, mund Vllazninë në “Selman Stërmasi”

Publikuar tek: sport, më 21:25 29-11-2017 Tirana tregon shenja jete, mund Vllazninë në “Selman Stërmasi”

Tirana ka marrë një fitore shumë të bukur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi” përballë Vllaznisë e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Bardheblutë edhe pse në një kategori më inferiore, u treguan më superior, përballë një Vllaznie që nuk u tregua në nivelin e duhur.

Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur në shifrat e barabarta me të dyja skuadrat që shpërdëruan shumë.

Më pas në pjesën e dytë Tirana hyri me më shumë dëshirë për ta fituar ndeshjen dhe arrin të shënojë dy herë më anë të Grecës dhe Wellyson.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Shkodër, në stadiumin “Loro Boriçi”, por Tirana niset më e avantazhaur, për shkak edhe të fitores së sotme dhe ka më shumë shanse për të kaluar turin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gattuso e nis keq, brohoret me gëzim “Forza Inter” (VIDEO)
Lojtari i famshëm tregon tmerrin: Më kanë kërcënuar, donin të më thyenin këmbën »
Article Logic
Execution time: 0.017452955245972
array(1) { ["section"]=> string(66) "tirana-tregon-shenja-jete-mund-vllaznine-ne-selman-stermasi-101277" }