Tiranë/ I vjedh telefonin “sy për sy”, por çdo gjë filmohet nga kamerat (Video)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:52 20-10-2015

Kjo video është duke qarkulluar në rrjetet sociale dhe në të shihet se si një personi në Tiranë i vidhet telefoni “sy për sy”. Ngjarja ka ndodhur në një pikë bastesh në zonën e Tiranës së Re dhe nga video dallohet fare lehtë se si hajduti i ulur në karrige ruan momentin kur personi që ndodhet në këmbë nuk është i vëmendshëm për të kryer “aksionin”.

Ka mjaftuar vetëm një lëvizje dhe telefoni ka përfunduar në xhepin e hajdutit. E çuditshme është se autori kryen vjedhjen në një ambient të populluar dhe askush nuk e vë re veprimin e tij. Megjithatë, e gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë, të cilat hajduti nuk i ka llogaritur në planin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Festa “Me plis për Paris” vazhdon... Ja dhe torta historike
Plas humori në internet me shëtitjet e Berishës buzë detit (Fotot) »
Article Logic
Execution time: 0.017437934875488
array(1) { ["section"]=> string(79) "tirane-i-vjedh-telefonin-sy-per-sy-por-cdo-gje-filmohet-nga-kamerat-video-23584" }