Tiranë/ Kur kalon "i madhi" ndalon edhe ambulanca, policia e papërgjegjshme

Publikuar tek: foto-e-dites, më 09:09 26-11-2015 Tiranë/ Kur kalon

Ndonëse, Presidenti, Kryeministri dhe Kreu i Kuvendit ndodhen të gjithë jashtë vendit në vizita zyrtare, duke shkelur në këtë mënyrë protokollin, sërish në rrugët e Tiranës nuk mungojnë ekskortat e zyrtarëve të lartë që nga shpejtësia bllokojnë të gjithë trafikun. Por, rasti i shënuar dje në qendër të kryeqytetit është vërtetë i paprecedent, pasi një ambulance, e cila kishte ndezur sirenën duke sinjalizuar një urgjencë, i është dashur të presë për disa minuta në rrugë pa lëvizur, deri sa të kalonte ekskorta e zyrtarit. Ka qenë polici rrugor ai që me papërgjegjshmërinë më të madhe i ka ngritur tabelën shoferit të ambulancës, pa marrë parasysh se një njeri mund të kishte nevojën urgjente për ndihmën e mjekëve. Sikur të mos mjaftonte vetëm vonesa e ambulancës, që në Shqipëri në të shumtën e rasteve nuk është asnjëherë në kohën e duhur aty ku kërkohet, qytetarëve u duhet të presin edhe këto vonesa ‘të detyruara’ për shkak se ne vendin tonë përparësi ka gjithnjë politikani dhe jo qytetari.

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034514904022217
array(1) { ["section"]=> string(77) "tirane-kur-kalon-i-madhi-ndalon-edhe-ambulanca-policia-e-papergjegjshme-26303" }