Tiranë, rënie drastike e PS në vota, nga 2013 humbja nga 1000 deri 5000 vota në të gjitha njësitë (TABELA)

Publikuar tek: politike, më 13:50 03-08-2015 Tiranë, rënie drastike e PS në vota, nga 2013 humbja nga 1000 deri 5000 vota në të gjitha njësitë (TABELA) Tabela krahasimore e votave te PS ne Tirane nga 2013 ne 2015

Socialistët kanë vendosur të bëjnë pushim për muajin gusht, por strukturat në bazë, ndryshe nga drejtuesit, përveçse kanë marrë udhëzimet  e asamblesë për të çuar anëtarësinë në 150 mijë vetë, kanë filluar edhe analizat. 

Siç tregon dhe tabela e mëposhtme me të dhënat që neësbomb.al i mori në KQZ me rezultatet e 11 njësive bashkiake në Tiranë, ato të partive të vitit 2013 dhe ato të partisë së vitit 2015, PS rezulton dukshëm në rënie, në një përqindje që shkon nga 23 më e ulta, deri në 46 përqind më e larta në humbje votash nga vota e gjerë plebishitare e 2013.

Socialistët nuk i frikësohen vetëm diferencave të mëdha dhe hendekun e votës popullore në Tiranë, por gjithashtu, edhe rritjes së dukshme të LSI, e cila në qendrat e votimit në 11 njësitë e Tiranës, ka një rritje prej 500 deri në 1000 e më shumë vota në çdo njësi.

Nisur nga kjo rritje LSI rriti edhe pretendimet e veta për postet në pushtetin vendor, një gjë që është ende në negociata mes palëve.

Në shtator, socialistët i pret një analizë e gjatë në bazë të çdo njesie dhe të deleguari për çështjen  e rrjedhjes së votave, që sipas tabelës së mëposhtme, përgatitur nga nësbomb.al, i kapërcen parashikimet e humbjes që duhet të kishte një parti në qeverisje një vit e gjysëm pasi ka marrë pushtetin. Megjithatë, analiza ende nuk ka filluar. Ndërkohë që socialistët po kërkojnë të rikuperojnë kohën e humbur, për të qenë të përgatitur në zgjedhjet e vitit 2017.

Ndër të tjera, ajo që është e dukshme, janë votat në rënie të demokratëve. Çka do të thotë se në zgjedhjet lokale vota e qytetarëve është shpërndarë në shumë drejtime. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha bën bilancin e 600 ditëve të Ramës: Ka mbizotëruar krimi në pushtet, ekonomia në pikiadë
Akuzat për e-mailin, drejtoresha e DAR: Kemi rënë pre e hakerave »
Article Logic
Execution time: 0.020149946212769
array(1) { ["section"]=> string(108) "tirane-renie-drastike-e-ps-ne-vota-nga-2013-humbja-nga-1000-deri-5000-vota-ne-te-gjitha-njesite-tabela-17619" }