Tiranës i mjafton vetëm Bakaj

Publikuar tek: sport, më 18:27 13-12-2015 Tiranës i mjafton vetëm Bakaj

Bardheblutë e Tiranës arrijnë të marrin një 3-pikësh mjaft të vlefshëm në Vlorë. Ata fituan me lehtësi ndaj kuqzinjve të Flamurtarit, të cilët u mundën me rezultatin 2-0.

Ishte kjo një fitore e merituar e futbollistëve kryeqytetas, të cilët ishin më kërkues dhe të qartë në veprimet e tyre, duke e dominuar krejtësisht fushën e lojës, ku vendësit ishin episodikë, duke dëshmuar edhe një herë problematikën që po kalon skuadra vlonjate.

Sulmuesi Elis Bakaj ishte “heroi” i fitores bardheblu që do të shënonte dy herë. Fillimisht në minutën e 22-të dhe pas po kaq kohe, madje kur vlonjatët ishin në kërkim të barazimit, Bakaj do t’i ndëshkonte përsëri kuqezinjtë, duke shënuar edhe dopietën e tij.

Trajneri i vlonjatëve Mezani u përpoq të ndryshonte rrjedhën e takimit, por pa ia arritur asaj, pasi stoli i Flamurtarit, pas eksodit të titullarëve, ishte me lojtarë të rinj pa përvojën e nevojshme për të përballuar dhe iu kundërvënë bardhebluve të Tiranës.

Lushtaku, Lena, Hoxha e Shehaj, edhe pse u përpoqën, ata ishin pak për t’i rrezikuar kryeqytetasit e trajnerit Daja, pasi veprimet e tyre ishin individuale, ndërkohë që bardheblutë ishin të kujdesshëm në veprimet mbrojtëse.

Me këtë fitore bardheblutë e Tiranës ngjiten në kuotën e 25 pikëve, duke vazhduar të ruajnë vendin e pestë në renditje. Sakaq, pas kësaj humbjeje, Flamurtari vazhdon të mbesë në kuotën e 10 pikëve, duke e thelluar më tej krizën dhe rrezikun për t’iu drejtuar zbritjes nga Superiorja.

(Sportal.al)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skënderbeu fiton dhe rimerr kreun
Manaj tek Partizani? Klubi: Kemi nisur kontaktet »
Article Logic
Execution time: 0.025142908096313
array(1) { ["section"]=> string(35) "tiranes-i-mjafton-vetem-bakaj-27688" }