Tiranes i vjedhin ndeshjen në Korçë, arbitri penalizon bardheblutë

Publikuar tek: sport, më 20:41 22-02-2016 Tiranes i vjedhin ndeshjen në Korçë, arbitri penalizon bardheblutë

Skënderbeu kryesues ka fituar edhe sot, në supersfidën ndaj Tiranës, me një gol të shënuar 14 minuta para fundit nga Hamdi Salihi. Megjithatë, u desh një penallti për të mundur Tiranën, që luajti një ndeshje të shkëlqyer dhe ka dalë me kokën lart nga kjo sfidë.

Përveç kësaj, Tirana ka të drejtë të ankohet në lidhje me gjykimin, sepse arbitri Andi Koçi pa penalltinë e Skënderbeut, por 5 minuta më vonë nuk pa një penallti identike në zonën e Skënderbeut, ku Vangjeli pengoi Gilman Likën.

Vetë trajneri i korçarëve, Mirel Josa ka pranuar se Tirana e meritonte penalltinë pasi lojtari i tij shkaktoi faull.

“Ajo e Salihit ishte, për mendimin tim, sepse ka prekur i pari topin dhe pastaj është rrëzuar, ndaj ka faull të qartë. E Gilman Likës? Edhe ajo është penallti, mendoj se Tirana ka të drejtë të ankohet, sepse Vangjeli ka shkaktuar faull”, tha Josa në përfundim të ndeshjes.

Ndeshja në vetvete ishte shumë e bukur, mes dy skuadrash që dinë të luajnë mirë futboll dhe që e kërkuan fitoren gjatë gjithë ndeshjes.

Natyrisht, Skënderbeu vendas drejtoi lojën dhe krijoi më shumë raste, por në harkun e 90 minutave edhe Tirana krijoi mjaftueshëm për të pretenduar të paktën një pikë, por nuk pati as fatin me vete, sepse herë portieri Shehi e herë pasaktësia milimetrike bëri që topi të mos shkonte në rrjetë.

Fitorja mban Skënderbeun 4 pikë mbi Partizanin, që shpresoi gjatë te dhurata e rivalit të urryer, Tiranës, që ndalet pas 4 fitoresh rresht dhe në fundjavë luan një finale të vogël për vendin e tretë, kundër Teutës.

12784208_10154527580318765_1083798723_n.jpg

*Penalltia e mohuar e Tiranës


Partizani fiton me Kukësin e kjo falë golit të shënuar nga Xhevahir Sukaj në fillimin e pjesës së dytë.

Ndeshja mes Partizanit e Kukësit nis me një ritëm mjaft të lartë, teksa ka dyluftime të shumta në çdo sektor të fushës, por janë të kuqtë ata që shohin më shumë nga porta e kuksianëve.

Gjithsesi, ata nuk arrijnë të shënojnë edhe pse kanë një rast të mirë me Sukajn që fare pranë portës nuk mposht dot portierin Koci. Ndërkohë për Kukësin janë mjaft problematikë dyshja Dvornekoviç – Emini, por pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura.

Pjesa e dytë nis me të njëjtin ritëm e me një gol të shënuar nga ana e Xhevahir Sukaj, që pas një krosimi në zonë që u godit fillimisht nga Batha me Kokë, është Sukaj ai që e devijon po me kokë dhe kalom ekipin e tij në avantazh.

Pas pësimit të golit, Kukësi është më kërkues dhe kërkon golin e barazimit, ndërsa të kuqtë tërhiqen disi duke tentuar të befasojnë me anë të kundërsulmit.

Trajneri Duro tenton gjithçka, duke hedhur në fushën e lojës Ferrajn, Nikën e Limën e rikthyer nga Brazili por as këto lëvizje nuk mjaftojnë.

Në fund ka një karton të kuq për Ylli Shametin, ndërsa festa i përket Partizanit që fiton dhe vijon ndjekjen e Skënderbeut në luftën për të fituar titullin kampion. Të kuqtë mbeten në vendin e dytë me 48 pikë, ndërsa Kukësi i pesti me 32 pikë.

(Sportal.al)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lajm i mirë për Superligën shqiptare, ngjitet në renditjen e UEFA-s
Spektakël në Torino, Juventus dhe Bayern e mbyllin me barazim, Barcelona një hap përpara »
Article Logic
Execution time: 0.041352033615112
array(1) { ["section"]=> string(71) "tiranes-i-vjedhin-ndeshjen-ne-korce-arbitri-penalizon-bardheblute-33268" }