“Tirona” zgjedh Personazhin e Vitit: Kë kanë votuar qytetarët (LISTA ME EMRA)

Publikuar tek: kulture-art, më 18:10 04-01-2017 “Tirona” zgjedh Personazhin e Vitit: Kë kanë votuar qytetarët (LISTA ME EMRA)

Faqja sociale "Tirona", përmes një eventi që është bërë i përvitshëm tashmë në këtë faqe zgjedh personazhin e Vitit në kategoritë e ndryshme si teatri, muzika, media, sporti, kultura, etj.

9 më të votuarit sipas kategorive janë personazhet e mëposhtëm:

 1. Arben Derhemi aktor i Teatrit Kombtar, këtë vit ka korrur sukses të madh me monodramën "Rrno për me tregue" në dramën "Opera për tre grosh" etj

2. Artiola Toska Balla Këngëtare e Shipnis mesme dhe e Tironës. Bilbili muzikës popullore qytetare.

3. Blendi Sulaj Aktivist dhe kryetar i partisë Republikane të Tironës. Jurist & pedagog në universitetin Ufo & Luarasi

4. Buron Kaceli Piktor me krijimtari të gjërë gjatë gjithë vitit.

5. Elvis Naci imam i xhamisë së Tabakve, me mbështetjen e të cilit ka nisur të funksionoj menca e të varfërve.

6. Ervin Gonxhi - Violinist i talentuar

7. Gerti Shima basketbollist i Tironës dhe i kombtares, fitues i Kupës së Shqipërisë 2016

8. Rezarta Delisula gazetare, zv-kryeredaktore e "Gazeta Shqiptare" si dhe botuese e shume shkrimeve per qytetin e Tirones te cilat jon pasqyru edhe ne faqen tone.

9. Sara Fuga poete e re e talentuar. Ka botuar poezi në dialektin tironas.

 Faqja Tirona sqaron se votimi bëhet për arsyen e thjeshtë: Për të sjellë në vëmendje këta personazhe, në shenjë falenderimi e përkrahje për kontributin që i japin qytetit. Këto çmime do të shoqërohen edhe me një event simbolitk për të nderuar të gjithë personazhet e zgjedhur si më të mirët e 201-ës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bëhen bashkë aktorët e Shqipërisë dhe Kosovës për “Skandërbeg”, detaje nga produksioni me shpenzime marramendëse
“93 vite më parë qau një bebe, ishte djalë...lindi Kadri Roshi”, rrëfimi i ndjerë i profesorit »
Article Logic
Execution time: 0.0041210651397705
array(1) { ["section"]=> string(78) "tirona-zgjedh-personazhin-e-vitit-ke-kane-votuar-qytetaret-lista-me-emra-64604" }