Tironsit e djegin/ Aheng, raki e tryezat mbushur plot... Detaje nga FESTA E MADHE që bëri bashkë emra të shquar

Publikuar tek: kulture-art, më 13:44 13-02-2018 Tironsit e djegin/ Aheng, raki e tryezat mbushur plot... Detaje nga FESTA E MADHE që bëri bashkë emra të shquar

Që tironsit dinë të festojnë, kjo nuk është një gjë e re. Që mblidhen të gjithë bashkë, si familjet më të vjetra tironse, kjo është traditë.

Kështu ka ndodhur të dielën, në restorant Struga, ku shoqata Tirana, organizoi një drekë festive me përfaqësuesit e familjeve të vjetra tiranase. Jo gjithkush mund të ishte në këtë festë, por pjesa më e madhe ishin bashkë. Arsyeja ishte shumë domethënëse: festime për 98 vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet. Kanë kaluar 98 vite që kur nga Kongresi i Lushnjes u mor vendimi I shpalljes së Tiranës si kryeqytet i gjithë Shqipërisë.

Nën këngët e vjetra dhe të reja tironse, me tryezën plot, ku tradicionalja “tava dheut” ishte përgatitur enkas si pjatë tradicionale nga një prej familjeve të vjetra tiranase, Demneri.

“Kjo është një traditë e bukur. E di që nuk mund të jemi dot të gjithë këtu. Tiranasit janë shumë më shumë jashtë kësaj salle. Por ne të shoqatës Tirana, kemi mundësi që nëpërmjet aktiviteteve të tilla, të mbajmë bashkë iniciativën e të qenurit bashkë, për të përçuar mesazhet e forta se dimë të jemi përfaqësues të denjë të komunitetit, dhe të presim të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e kryeqytetit tonë të përbashkët” tha Arben Tafaj, në fjalën e tij përshëndetëse në hapjen e festës, ku muzika, ahengu, këngët e vallet tironse nuk mbaruan.

E bukurinë e festës, nën muzikën tironse të Pajtim Strugës, e shtoi Adivije Alibali, këncimtare e njohur e viteve 50-60, e njohur për rolin e saj të Mamicës në filmin “Skënderbeu”, e internuar dhe persekutuar, pavarësisht cmimeve dhe emrit të madh që I dha Shqipërisë në ato vite.

Alibali e bëri sallën të ngrihet në këmbë, e u shoqërua në kërcim nga studiuesi Ramazan Bogdani, një emër I njohur I komunitetit tiranas, por edhe me shumë vepra lënë trashëgimni për brezat për studimin e këngëve dhe valleve shqiptare.

Tryezat ishin mbushur plot me emra të shquar tironsish, ku mbizotëronin Tafajt, ishin aktivë Demnerët…Nuk mungonin fiset Turdiu apo Keçi, Buneci a Bogdani, ishin përfaqësuesit e familjeve të vjetra Mema apo Ndroqi, Delisulët e Buneci, Shehi e Karapici…

Aldrin Dalipi nga Këshilli Bashkiak përshëndeti festën, e një ndër zyrtarët e zgjedhur në njësitë vendore Florian Pullazi I njësisë 2 ishin aty në tavolinë.

Pastaj, tironsit nuk lënë vend për protokoll. Nën moderimin e Gerta Hetës, e pandashme në aktivitetet e shoqatës Tirona e koreografes Kozeta Bakiu, festa vazhdoi pa fund me aheng, raki, e këngë. Sepse tironsit dinë të festojnë…

ah.jpg

ah4.jpg

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zvarrritet Veliera, avokatja s'heq dorë: Jemi në pritje, u thirëm në Prokurori
Protesta e artistëve për teatrin, reagon Mirela Kumbaro: S’ka terren për luftë, ju pres nesër në ministri »
Article Logic
Execution time: 0.023388862609863
array(1) { ["section"]=> string(113) "tironsit-e-djegin-aheng-raki-e-tryezat-mbushur-plot-detaje-nga-festa-e-madhe-qe-beri-bashke-emra-te-shquar-110104" }