Titulli i 4-t radhazi për Bayern Munich

Publikuar tek: sport, më 18:06 07-05-2016 Titulli i 4-t radhazi për Bayern Munich

Në Gjermani ka vetëm një skuadër dhe ajo është Bayern Munich. Për të 4-tin vit radhazi dhe si asnjëherë më parë në historinë Bundesligës, Meisterschale është sërish e baverezëve që në AudiSport Park të Ingolstadit zyrtarizuan fitimin e titullit kampion pas suksesit 1-2 ndaj skuadrës vendase.

Një triumf mëse i merituar ky për Bayernin që në këtë sezon dominoi kampionatin gjerman nga fillimi në fund. Për të arritur te titulli i 26-të kampion në historinë e tij, Bayerni i Guardiolës grumbulloi 85 pikë në 33 javë. 27 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje me një goleavarazh 77-16, ishin këto statistikat e frikshme të bavarezëve në Bundesligë, shkruan Supersport.

Fitorja e Bayernit në derbin ndaj Ingolstadit u shoqërua edhe me humbjen e Dortmundit në Frankfurt, por kjo pak rëndësi kishte sepse skuadrës së Guardiolës i mjafonte të fitonte ndeshjen e saj për t’u shpallur edhe matematikisht kampione e Gjermanisë.

Në fund të një sfide në të cilën Bayerni, hasi shumë vështirësi festa ishte e gjitha për baverezët që festuan me tifozët e tyre fitimin e titullit të 4-t radhazi në Bundesligë. Me bluza me mbishkrimin “ForEver”, që tregonin se 4 titujt radhazi të fituar nga Bayerni do të mbahen gjithmonë mend në historinë e futbollit gjerman, Thomas Muller me shokë festuan një tjetër kampionat me këtë të fundit që me thirrjet e tij u mundua të ekzaltonte në maksimum tifozët e Bayernit që ishin të pranishëm në stadiumin e Ingolstadit.

Ky ishte titulli i tretë për trajnerin Pep Guardiola që në fund të këtij sezoni do të largohet nga Bayerni, ndërsa i pari për Arturo Vidal, Douglas Costën dhe Kingsley Coman. 29 gola ka realizuar Robert Lewandowski në këtë kampionat me sulmuesin polak që është njëkohësisht edhe golashënuesi më i mirë i Bundesligës ndërkohë që vlerë të jashtëzakonshme për Bayernin kanë patur edhe 20 finalizimet e Thomas Muller. Ndaj Ingolstadit, mjaftuan dy finalizimet e Lewandowskit për t’i dhënë fitoren e radhës Bayern-it, ndërsa për vendasit shënoi Hartmann nga pika e bardhë e penalltisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vdekja e futbollistit Ekeng, FSHF mesazh ngushëllues Federatës Rumune
Dhunë në Pogradec dhe Peshkopi, disa tifozë në gjendje kritike në spital »
Article Logic
Execution time: 0.023891925811768
array(1) { ["section"]=> string(45) "titulli-i-4-t-radhazi-per-bayern-munich-39799" }