Tjetër avion me avari në Rusi, me 79 pasagjerë në bord bën ulje emergjence

Publikuar tek: bota, më 11:44 25-03-2015 Tjetër avion me avari në Rusi, me 79 pasagjerë në bord bën ulje emergjence Avioni rus

Një avion rus me 78 pasagjerë në bord dhe ekuipazhin drejtues është detyruar të njoftojë kullën e kontrollit për një ulje emergjente, pas një defekti teknik që është konstatuar.

Pilotët kanë lajmëruar për uljen e detyruar autoritetet e aeroporti të Pulkovos në veri të qytetit rus. Boing 737 ka pësuar një defekt në motorr. Sipas një komunikate të kompanisë ajërore, defekti në motorr ka detyruar ndërprerjen e fluturimit.

Priten detaje të mëtejshme rreth raporteve se pse u lejua fluturimi i avionit nëse dihej paraprakisht situata. Ditën e djeshme një tragjedi ndodhi në alpet franceze, ku një avion gjerman u rrëzua duke shkaktuar vdekjen e 150 personave. Në Europë, si shkak i tragjedisë është ndërprerë fluturimi për 30 avionë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022409915924072
array(1) { ["section"]=> string(78) "tjeter-avion-me-avari-ne-rusi-me-79-pasagjere-ne-bord-ben-ulje-emergjence-6875" }