Tjetër avion në qiellin e Shqipërisë, këtë herë filmohet nga banorët

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:52 10-05-2016 Tjetër avion në qiellin e Shqipërisë, këtë herë filmohet nga banorët

Tjetër avion në qiellin e Shqipërisë, këtë herë filmohet nga banorët

Avionët e vegjël tashmë janë thuajse të zakonshëm për trafikun ajror shqiptar, edhe pse qytetarët e kanë të vështirë t’i shohin për shkak se fluturojnë larg zonave urbane.

Një i tillë është filmuar së fundmi në fshatrat e Kavajës dhe video është publikuar nga faqja “JOQ” në Facebook. Megjithëse një denoncim i dy ditëve më parë i ish-kryeministri Sali Berisha fliste për një avion droge mbi Vlorë, nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin.

Përveçse transport droge, ndoshta këta avionë përdoren edhe për shëtitje turistësh, hedhje me parashutë, shuarje zjarresh....apo mos ndoshta kemi të bëjmë me ndonjë avion spiun që përgjon fshatarët e Kavajës? Këta lloje avionesh kushtojnë shumë lirë, krahasuar me çmimin e makinave luksoze si Range Rover, apo Mercedes te 2016-ës, një avion 4-6 apo 8 vendesh kushton nga 100 mijë në 200 mijë euro.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rovena Dilo rrethon lokalin me dokumentet e truallit, sot e nxjerrin me forcë
Histori e pazakontë, siriani me origjinë shqiptare flet pesë gjuhë por mbijeton duke mbledhur letra »
Article Logic
Execution time: 0.023661136627197
array(1) { ["section"]=> string(73) "tjeter-avion-ne-qiellin-e-shqiperise-kete-here-filmohet-nga-banoret-39996" }