Tjetër goditje për peshëngritjen, Evangjeli Veli del pozitive në testin anti-doping

Publikuar tek: sport, më 17:26 23-03-2018 Tjetër goditje për peshëngritjen, Evangjeli Veli del pozitive në testin anti-doping

Vetëm pak kohë pasi Romela Begaj rezultoi pozitive me doping, peshëngritja shqiptare merr një tjetër goditje të rëndë.

Evangjeli Veli ka dalë pozitive në testet anti-doping dhe në këtë mënyrë humbet mundësinë për të përfaqësuar Shqipërinë në kampionatin Europian të Peshëngritjes që do të zhvillohet në Rumani gjatë muajit mars.

Testet anti-doping Evangjeli Veli i ka zhvilluar në vendin tonë ndryshe nga ato të Romela Begajt e cila i kreu jashtë shtetit.

Për shkak të ftohjes peshëngritsja ka përdorur një subastancë të ndaluar dhe tashmë ajo është pezulluar nga aktiviteti në pritje të vendimi përfundimtar.

Kjo sportiste pak ditë më parë kish përfiuar edhe bursën olimpike, nga Komiteti Olimpik Shqiptar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulmoi me thikë MEMELLIN, policia vë nën pranga agresorin (EMRI)
Nuk ka “ilaç” për sëmundjen e vjetër, Shqipëria e pëson dhe humb në fund »
Article Logic
Execution time: 0.015519142150879
array(1) { ["section"]=> string(89) "tjeter-goditje-per-peshengritjen-evangjeli-veli-del-pozitive-ne-testin-anti-doping-114287" }