Tjetër leje zhvillimore ndërtimi lëshuar nga bashkia, dy ditë para zgjedhjeve Ministria e Kulturës e denoncon

Publikuar tek: kulture-art, më 13:04 19-06-2015 Tjetër leje zhvillimore ndërtimi lëshuar nga bashkia, dy ditë para zgjedhjeve Ministria e Kulturës e denoncon

Ministria e Kulturës, dy ditë para zgjedhjeve ka denoncuar dhënien e një leje ndërtimi nga ana e Bashkisë së Tiranës, ku specialistë të IMK dhe të Drejtorisë Rajonale kanëkryer inspektime në objektet e vendosura në mbrojtje paraprake nga institucionet e trashëgimisë kulturore, ku rezulton se janë lëshuar leje zhvillimore ndërtimi nga Bashkia e Tiranës pas vënies në mbrojtje të këtyre objekteve.

“Konkretisht, Ministria e Kulturës, pas inspektimit në terren dhe verifikimit të objektit në mbrojtje paraprake në rrugën “Shinasi Dishnica”, nëpërmjet një shkrese të datës 19.06.2015, drejtuar Bashkisë së Tiranës, për dijeni, Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të institucionit në marrjen e masave urgjente për të siguruar vendosjen e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e vlerave të Trashëgimisë Kulturore në qytetin e Tiranës.

Ndër të tjera rezulton se pas datës 15 korrik 2014, kur u shpall lista e objekteve në mbrojtje, janë miratuar nga Bashkia e Tiranës Leje Zhvillimore Ndërtimi që prekin disa objekte në mbrojtje”, denoncon ministria.

Ministria e Kulturës bën me dije se “ Instucionet e saj të specializuara dhe strukturat përgjegjëse të shtetit janë të vendosura të vënë në vend ligjshmërinë dhe mbrojtjen e vlerave unikale të Trashëgimisë Kulturore.

Njoftimi për objektin në fjalë u është bërë i ditur nga Ministria e Kulturës edhe subjekteve ndërtuese të cilat janë po aq përgjegjëse në zbatimin e ligjit".

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkrimi i “Newsbomb.al” për prishjen e vilës, reagon ministria: Denoncim ndaj Bashkisë, mos guxoni të prekni monumentet e kulturës
Nis sot simpoziumi ndërkombëtar "Skulptura e parkut", në Korçë »
Article Logic
Execution time: 0.004094123840332
array(1) { ["section"]=> string(114) "tjeter-leje-zhvillimore-ndertimi-leshuar-nga-bashkia-dy-dite-para-zgjedhjeve-ministria-e-kultures-e-denoncon-14009" }