Tjetër përplasje Qeveri-Presidencë: Nishani bllokon Ligjin Për Arsimin e Lartë

Publikuar tek: politike, më 06:55 26-07-2015 Tjetër përplasje Qeveri-Presidencë: Nishani bllokon Ligjin Për Arsimin e Lartë

Presidenti Bujar Nishani do të kthejë për rishqyrtim Ligjin e Arsimit të Lartë, aq shumë të debatuar së fundmi. Nishani do të dëgjojë argumentet e pedagogëve dhe akademikëve në një takim që do të mbahet të hënën në orën 11:00 ku pritet që Nishani ta kthejë sërish në Kuvend Ligjin për Arsimin e Lartë.

Ligji i Arsimit të Lartë u miratua në një seancë të posaçme vetëm me votat e të majtëve, pasi deputetët e djathtë braktisën sallën. Nga ana tjetër vetë kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se do i kërkonte kreut të shtetit mos dekretimin. Kjo nuk është hera e parë që kreu i shtetit Nishani, ka përplasje me qeverinë e drejtuar nga Rama.

Më herët, shkak për kundërshti ishte vendimi i parë i qeverisë për heqjen e fotos së presidentit nga institucionet shtetërore dhe vendosjen në vend të saj të Ismail Qemalit.

Pas kësaj, objekt përplasjeje u bë shkarkimi i kreut të LDKP Zana Zhuka, vendim që shkoi edhe në Gjykatën Kushtetuese.

SHISH ka qenë një tjetër përplasje mes Nishanit dhe Qeverisë pas qendrimit të ministrit Tahiri lidhur me shpërthimet me tritol ndodhur vitin e kaluar për të cilat ministri tha se SHISH nuk e kishte informuar policinë për ngjarjet.

Edhe ligji për Shërbimin e Jashtëm i rikthyer në rishqyrtim ishte tjetër përplasje mes Nishanit e Bushatit lidhur me dekretimin me vonesë të kandidaturave të propozuara nga kryediplomati për ambasador.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama për televizionin maqedonas: S’do vëmë veton për NATO-n, por hetim ndërkombëtar për Kumanovën
Lulzim Basha para ikjes kallëzon Alban Xhillarin »
Article Logic
Execution time: 0.02756404876709
array(1) { ["section"]=> string(83) "tjeter-perplasje-qeveri-presidence-nishani-bllokon-ligjin-per-arsimin-e-larte-17000" }