Tjetër projekt i rëndësishëm në Korçë, Niko Peleshi jep lajmin e mirë

Publikuar tek: kulture-art, më 12:17 10-04-2017 Tjetër projekt i rëndësishëm në Korçë, Niko Peleshi jep lajmin e mirë

Ndërtimi i muzeut kombëtar Gjon Mili është projekti më i fundit i bashkisë së Korçës i cili pritet të vihet në jete së shpejti.

Lajmin e ka bere te ditur zv/kryeministri Niko Peleshi i cili tha se qeveria shqiptare ka blerë 240 fotografi origjinale të të madhit Gjon Mili, te cilat do te ekspozohen në muzeun kombëtar që pritet të ndërtohet së shpejti në Korçë. Zv/kryeministri ka zbuluar edhe të tjera detaje të projektit kur tha se financimi për muzeun do të gjendet përmes projektit të investimeve komunitare te TAP, ku tashmë është kryer aplikimi.

Fotografi Gjon Mili lindi ne vtin 1904 në Korçë dhe vdiq më 14 shkurt 1984 në Stamford, Connecticut, ShBA. Ai përdori për herë të parë  "fleshin elektronik" dhe "dritën stroboskopike", të shpikura nga profesori Harold Edgerton më 1931, me të cilin ai bashkëpunoi gjatë.

Fotografitë e tij me ekspozim ultra të shkurtër, përbëjnë një nga dukuritë më interesante të lidhjes së shkencës me artin. Veprimtaria artistike e fotografit Gjon Mili përfshin me sukses shumë zhanre të fotografisë si peizazhin, reklamën, foton dokumentare, politike, atë të arteve ne teatër, kinema, koncerte, vallëzime, si dhe fotografite sportive, eksperimentale etj. Ai ka pasqyruar në fotoportrete interesante figura të medha të artit e kulturës botërore.  Ndërtimi i muzeut Gjon Mili në Korçë do të jetë jo vetëm një vlerësim i merituar për fotografin e madh por edhe një vlerë e shtuar për qytetin e Korçës.

kult3.jpg

kul.jpg

kul1.jpg

kult2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Linda Halimi habit botën, shkon të këndojë këngën e Shqipërisë në Amsterdam por ndërpret gjithçka në mes (VIDEO)
Teatri shëtitës i kukullave dhe cirku i Tiranës zbresin në Parkun Rinia »
Article Logic
Execution time: 0.020900011062622
array(1) { ["section"]=> string(74) "tjeter-projekt-i-rendesishem-ne-korce-niko-peleshi-jep-lajmin-e-mire-74695" }