Tjetër tentativë për puç në Europë? Evakuohet kryeministrja

Publikuar tek: bota, më 08:39 18-12-2016 Tjetër tentativë për puç në Europë? Evakuohet kryeministrja

“Sipas mendimit tim, ngjarjet e djeshme ishin një përpjekje ilegale për të marrë pushtetin”, kështu është shprehur Mariusz Blaszczak, ministri i Brendshëm i Polonisë, pas përplasjes me opozitën në sallën e Kuvendit.

Kryeministrja Beata Szydlo dhe shefi i partisë në pushtet ‘Ligj dhe Drejtësi’ (PiS), Jaroslaw Kaczynski, janë dashur të evakuohen nga ndërtesa e Kuvendit pasi policia përdori forcën për të shpërndarë një protestë masive.

Protesta të reja kanë nisur në Varshavë, me disa mijëra demonstrues që mbajnë në duar flamuj polak dhe thërrasin “Stop shkatërrimit të Polonisë”.

Të premten, deputetë opozitarë kishin bllokuar foltoren duke protestuar për planet qeveritare për të limituar qasjen e mediave në ndërtesën e parlamentit e përshkruar si një sulm në lirin e mediave në Poloni.

Ndërkaq, kreu i Kuvendit rimblodhi parlamentin në një sallë tjetër, ku deputetët e PiS votuan buxhetin shtetëror 2017 me ngritje duarsh.

Ishte kjo hera e parë që kur Polonia u nda nga komunizmi më 1989 që deputetët u desh të votonin buxhetin jashtë sallë kryesore.

Liderët opozitarë thanë se votimi parlamentar jashtë sallës kryesore ishte si ilegal ashtu edhe shkelje e kushtetutës së Polonisë. Policia polake konfirmoi se është përdorur forca fizike për të larguar protestuesit.

_93014828_036934811.jpg

_93011296_036927483.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026041984558105
array(1) { ["section"]=> string(64) "tjeter-tentative-per-puc-ne-europe-evakuohet-kryeministrja-63002" }