TKE “Kujtim Spahivogli” shpall fituesit e fazës së parë të projektit “Punishtja e dramës shqipe”

Publikuar tek: kulture-art, më 22:06 05-02-2015 TKE “Kujtim Spahivogli” shpall fituesit e fazës së parë të projektit “Punishtja e dramës shqipe”

Projekti “Punishtja e dramës shqipe 1” i prezantuar në dhjetor të 2014-ës nga Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli", tenton të mbledhë dhe të bëjë produktivë të rinj me interesa në fushë të krijimtarisë dramatike.

Projekti synon të realizojë ngritje kapacitetesh njerëzore në fushë të shkrimit për teatrin, nëpërmjet bisedave dhe konsultimeve me tekstet bashkëkohore në fushë të teknikave dhe teknologjive të shkrimit.

Pas vlerësimit të jurisë të përbërë nga Stefan Çapaliku, regjisor, dramaturg, Alida Cenaj, gazetare - kryetare e bordit artistik të TKEKS-së dhe Gjergj Prevazi, koregoraf, regjisor, nga 15 pjesëmarrës u shpallën fitues 5 prej tyre:

1. Oltion Kadaifçiu - me sinopsin “Sokoli”. Ka mbaruar studimet për shkenca sociale.

2. Rogerta Nikolla – me sinopsin “Bijë e zotërve modernë”. Ka mbaruar studimet per regji teatri.

3. Elona Çuliq – me sinopsin "LibërNgranësi". Ka mbaruar studimet per psikologji, poete.

4. Lisandir Kola – me sinopsin“Zhguni”.  Ka mbaruar studimet për  letërsi.

5. Marsel Rupi – me sinopsin “Kërkohet një Kryeministër”. Ka mbaruar studimet për regji teatri.

Nga dita e hënë autorët e projekteve fituese do të fillojnë punën për fazën e dytë të projektit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 100 vjetori i Pitkinit, një rrugë në Shqipëri me emrin e tij?
Një vit pa Vaçe Zelën »
Article Logic
Execution time: 0.024911880493164
array(1) { ["section"]=> string(97) "tke-kujtim-spahivogli-shpall-fituesit-e-fazes-se-pare-te-projektit-punishtja-e-drames-shqipe-2470" }