TKZ reagojnë për herë të parë për largimet nga Kombëtarja, kërkesë qeverive: Mjaft më me foto, kaloni në vepra

Publikuar tek: sport, më 11:08 20-08-2016 TKZ reagojnë për herë të parë për largimet nga Kombëtarja, kërkesë qeverive: Mjaft më me foto, kaloni në vepra

Tifogrupi i Kombëtares Shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi” kanë reaguar për herë të parë për largimet e disa futbollistëve drejt Përfaqësues së Kosovës. Në reagim, TKZ shprehen se Kombëtarja shqiptare përfaqëson sot më së miri të gjithë trevat shqiptare dhe është shembulli më i mirë i suksesit që mund të arrihet nga puna e përbashkët e çdo shqiptari.

Tifozët kërkojnë nga qeveritë shqiptarë që të ndalojnë foto sesionet nga mbledhjet e përbashkëta, por të kalojnë në vepra konkrete dhe t’i hapin rrugë krijimit të një kampionati të përbashkët (Kombëtarja për ta nuk diskutohet).

Reagimi i TKZ:

Një Komb, Një Kombëtare!

Të nderuar tifoza, Në prag të ndeshjeve kualifikuese për botërorin, “Rusia 2018”, dëshirojmë të shprehim konsideratën dhe falendërimin për kontributin dhe sakrificën e gjithë lojtarëve që kanë djersitur, po djersisin dhe do të djersisin fanellën e Kombëtares tonë. Ky falenderim shkon për të gjithë ata futbollistë të cilët dhanë më të mirën nga vetja në kohën sa mbrojtën ngjyrat e Kombëtares shqiptare, që veshën bluzat me shkabën e zezë në gjoks, kënduan himnin kombëtar, dhe lartësuan e përfaqësuan kombin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Por, nga sot, rruga ku ishim bashkë, pati një devijim, devijim ky që do të bashkohet në “udhëkryqin” e radhës. Ne, Tifozat Kuq e Zi, zotohemi se do të punojnë shumë dhe pandalshëm, që ky ri-bashkim të ndodhë sa më shpejt, dhe besojmë fuqishëm që kur kjo të arrihet, shqiptarët do të kenë një ekip shumë më gjithpërfshirës, jashtëzakonisht më të fortë, dhe të përhershëm. Kombëtarja sot përfaqëson më së miri shtetin e përbashkët shqiptar, duke ofruar ngrohtësi për lojtarë nga pothuaje secila trevë ku flitet shqip, nga Presheva e Kumanova, nga Mitrovica e Gjakova, deri në Kavajë e Korçë. Kjo është Kombëtarja jonë, kjo është ajo që realizuan këta djemë.

Kombëtarja sot është shembulli më i mirë i suksesit nga puna e përbashkët e çdo shqiptari, dhe shembulli më i mirë se çfarë mund të arrijmë të bashkuar. Futbollistët kaq mund të bënin. Tani topi mbetet te qeveritë dhe federatat respektive të Shqipërisë e Kosovës që në vend të foto-sesioneve nga mbledhjet e përbashkëta, të kalojnë në vepra, nxjerrjen e normave dhe ligjeve, ndryshimin e ligjit për sport, për t’i hapur rrugë një kampionati konkurues në futbollin europian, dhe një ekipi kombëtar akoma më të fortë.

Tifozat Kuq e Zi

O sa mirë me qenë Shqiptar!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A dëmtohet Kombëtarja nga largimi i futbollistëve kosovarë? Përgjigjen qytetarët
Nga emisionet tek transmetimet live dhe stadiumet e reja, ja si po ja rrisin vlerat futbollit shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.027566909790039
array(1) { ["section"]=> string(113) "tkz-reagojne-per-here-te-pare-per-largimet-nga-kombetarja-kerkese-qeverive-mjaft-me-me-foto-kaloni-ne-vepra-50321" }