Tmerr në Sarandë, pamjet që dëshmojnë realitetin therës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:47 31-08-2016 Tmerr në Sarandë, pamjet që dëshmojnë realitetin therës

Tej të imagjinueshmes por në fakt është realitet dhe e gjitha ndodh në Sarandë. Fotoja që shikoni është shkrepur në varrezat e qytetit të bukur bregdetar, bukuria e te cilit zbehet e eklipsohet në çast sapo konstaton këtë tmerr.

Ngjitur me varrezat është ndërtuar edhe një hotel 5-katësh për pushuesit, siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga newsbomb.al. Mendoni pak! Aty çdo ditë varrosen njerëz, të tjerë qajnë veshur në zi ndërsa vetëm disa metra më tutje kërcet muzika me pushues e turistë që bëjnë plazh e duan të relaksohen.

Një kontrast absolutisht i panevojshmëm dhe i shëmtuar që tregon se babëzia e ndërtuesve nuk njeh limit. Ata janë gati të ndërtojnë edhe mbi kufoma.

Por dikush duhet ta ndalë njëherë e mirë këtë dhe të përgjigjet për këto pamje para syve tanë... / Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « DENONCIMI/ Si po tjetërsohet qendra historike e Gjirokastrës, plaga quhet: "Kumbaro"
Përplasja e ashpër për “Loro Boriçin”, Rama replikon me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademin »
Article Logic
Execution time: 0.17888307571411
array(1) { ["section"]=> string(60) "tmerr-ne-sarande-pamjet-qe-deshmojne-realitetin-theres-51384" }