“Tmerr” në spitalin e Durrësit, mendohuni mirë para se të përfundoni aty

Publikuar tek: kulture-art, më 11:27 26-07-2017 “Tmerr” në spitalin e Durrësit, mendohuni mirë para se të përfundoni aty

Prej javësh pacientët që i drejtohen për kurim e vizita mjekësore spitalit të Durrësit, nuk përballen vetëm me sëmundjen e tyre, por dhe me një shqetësim akoma më të madh. Nuk kish ndodhur asnjëherë më parë që Spitali Rajonal i Durrësit të mbetej pa sistemin e ftohjes e të ngrohjes.

40 gradë është temperatura jashtë në ambient të hapur, po kaq është edhe brenda në çdo ambient të spitalit, prej korridoreve ku presin pacientët, në radhë, në sallat ku vizitohen nga mejkët, në dhomat ku janë të shtruar e në çdo ambient të spitalit.

Pacinetët janë ndarë në dy qëndrime. Ata kurajozët që e denoncojnë problematikën me të cilën hasen në spital, dhe ata që nuk flasin por e durojnë të nxehtin e vapën, për aq kohë sa do të presin për t’u vizituar.

Më e rëndë është situata për të moshuarit që vijnë me probleme të ndryshme kardiake, dhe për fëmijët që nuk e durojnë dot vapën e spitalit.

Situatë e rëndë është në repartin e urgjencës, aty ku çdo ditë vijnë mesatarisht 350 pacientë në ditë që marrin shërbim. Në mungesë të sistemit të kondicionimit djersët u bien çurg mjekëve dhe pacientëve.

Edhe në sallat e operacionit mungon sistemi i kondicionimit. Mësohet se vetëm në një prej katër sallave të operacionit ka sistem kondicionimi.

As në sallat e reanimacionit nuk dihet se çfarë zgjidhjeje i është dhënë, por mjekët dhe infermierët prej shtëpive kanë marrë ventilatorë për qarkullimin e ajrit.

“DurrësLajm” shkruan se sistemi i kondicionimit ka pësuar defekt, dhe kërkon një fond të konsiderueshëm për t’u riparuar. Ministri teknik i Shëndetësisë në detyrë, nuk firmos asnjë tender deri në përfundim të mandatit të tij, dhe asnjë fond për prokurime publike të drejtpërdrejta qoftë kjo edhe për situata emergjente. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E dini kush ishte shqiptari i parë që shkoi në Amerikë?
Statuja e Skënderbeut do të vendoset edhe në një shtet tjetër evropian »
Article Logic
Execution time: 0.24099707603455
array(1) { ["section"]=> string(75) "tmerr-ne-spitalin-e-durresit-mendohuni-mire-para-se-te-perfundoni-aty-87393" }