TMERRI: 6 të plagosur në Shkodër nga shpërthimi me tritol, zbulohet e shkuara kriminale e biznesmenit Lul Kulla

Publikuar tek: aktualitet, më 11:02 13-01-2018 TMERRI: 6 të plagosur në Shkodër nga shpërthimi me tritol, zbulohet e shkuara kriminale e biznesmenit Lul Kulla

Një shpërthim me tritol  ka tronditur lagjen “Rus” në Shkodër ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona. Paraprakisht newsbomb.al mëson se sasia e eksplozivit është vendosur pranë një biznesi në pronësi të Lulzim Kullës, një biznesmen me precedentë të theksuar kriminalë e të shkuar të errët, mbetur i plagosur rëndë nga shpërthimi.

Kulla është arrestuar më datë 07. 06. 2006 pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat RENEA, shkruan newsbomb.al . 

Lulzim Adem Kulla, 43 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Guerrile” të qytetit të Shkodrës u kap  në vitin 2016 me armë zjarri pistoletë TT ndërsa në banesë iu gjet një sasi e konsiderueshme municionesh. Ndaj Lulzim Kullës nisi edhe një hetim si i dyshuari kryesor i disa ngjarjeve të rënda të ndodhura kohë më parë. Sakaq, sa i takon shpërthimit të sotëm, i dëmtuar ka mbetur edhe mjeti tip Fuoristradë me targa AA 444 CX, pronar i të cilit rezulton Lul Kulla. Në katin  e parë të godinës janë bizneset në pronësi të ndërtuesit Kulla ndërsa në katin e dytë janë zyrat e pakicave serbe ndaj kjo ngre dyshime të forta për objektivin e vërtetë të ngjarjes kriminale.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, dy prej tyre, përfshirë Lul Kullën janë nisur drejt Tiranës, ndërsa në qytet kanë mbërritur një numër i madh forcash policore. Priten të tjera detaje në vazhdim...

shper.jpg

shper1.jpg

Më shumë në këtë kategori: « TRONDITET SHKODRA: SHPËRTHIM ME TRITOL, 4 TË PLAGOSUR
105-vjetori i Policisë së Shtetit, shoqata e ish-efektivëve në lirim në protestë: Ky organ po kalon një krizë të thellë, dhimbje! »
Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664
array(1) { ["section"]=> string(116) "tmerri-4-te-plagosur-ne-shkoder-nga-shperthimi-me-tritol-zbulohet-e-shkuara-kriminale-e-biznesmenit-lul-kulla-106415" }