Tmerri i refugjates, udhëtoi 5.500 km nga Siria në Gjermani me karrocë me rrota

Publikuar tek: bota, më 07:31 21-09-2016 Tmerri i refugjates, udhëtoi 5.500 km nga Siria në Gjermani me karrocë me rrota

Kur ISIS-i ishte vendosur në Raka, rreth 150 kilometra larg Manbixhit, Nujeen dhe motrat e vëllezërit e saj e kishin ditur se si anëtarë të grupit më të madh minoritar në Siri do të ishin në shenjestër të xhihadistëve të ISIS dhe kishin vendosur të largoheshin nga Siria në drejtim të Turqisë.

Para një viti, Nujeen e kishte planifikuar rrugëtimin 5,500 kilometërsh nga Siria për në Gjermani me një karrige me rrota në aventurën gjatë të cilës ajo është dashur të përballet me luftëtarët e maskuar të ISIS-it.

Këto e kanë bërë që ajo të ndihet më e sigurt në Ueseling, në afërsi të Këlnit të Gjermanisëedhe pse pranon që disa fqinj “nuk janë aq adhurues të refugjatëve”.

'BBC' shkruan se për Nujeen, rrugëtimi ka qenë më i lodhshëm sesa për të tjerët. E lindur 40 ditë para kohe, ajo është rritur me sëmundjen e njohur si “tetra-spasticity”. Këmbët e saj, thotë ajo, “e kanë jetën e vet: Ato shqelmojnë kur unë flas, kyçet e mija rrotullohen, gishtërinjtë kthehen vet, thembrat më shtrembërohen dhe unë nuk mund të ec”.

Megjithatë, ishte mësuar se si “të argëtohej me paaftësinë e saj” nëpërmjet kuriozitetit intelektual që ka. Në Siri ajo vazhdimisht ka shikuar televizion në rrjetin satelitor: filma të vizatuar, dokumentarë shkencorë, ndeshje futbolli.

Më 21 shtator të vitit të kaluar, kur ajo e kishte kaluar kufirin mes Austrisë dhe Gjermanisë, ajo ishte bërë njëra nga më shumë se një milion refugjatët, që ishin vendosur në Gjermani për të kërkuar azil.

Në librin e saj Nujeen e ka përshkruar edhe mahnitjen që e ka ndjerë kur ka filluar të adaptohet me vendbanimin e saj të ri : “Njerëzit janë si makina – ata zgjohen në një kohë të caktuar, hanë në një vakt të caktuar dhe stresohen tej mase nëse treni vonohet dy minuta”.

Libri “Nujeen”, i shkruar nga Nujeen Mustafa në bashkëpunim me Christina Lamb, do të del në shitje më 22 shtator.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.17477798461914
array(1) { ["section"]=> string(84) "tmerri-i-refugjates-udhetoi-5-500-km-nga-siria-ne-gjermani-me-karroce-me-rrota-53576" }