Toleranca Fetare në Shqipëri, pasuria hyjnore që trashëgojnë shqiptarët, tashmë e institucionalizuar

Publikuar tek: kulture-art, më 15:26 07-03-2017 Toleranca Fetare në Shqipëri, pasuria hyjnore që trashëgojnë shqiptarët, tashmë e institucionalizuar

 Nga Julian Hoxhaj

Vetëm pak kohë pasi SHBA ishte tronditur nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, të organizuara nga Alkakeda, në Shqipëri, mijëra km larg Amerikës,  në Ballkan, World Learnig do të ftonte në vitin 2002-2003, katër komuntietet fetare në Shqipëri, të merrnin pjesë në një trajnim për nxitjen e harmonisë dhe tolerancës fetare. Ndonëse deri në këtë kohë termi “terrorizëm islamik”, u shndërrua në shprehjen e ditës për mediat botore, vendi i vogël i Ballkanit me shumicë popullsie të besimit mysliman, paraqeste një shembull unik të bashkëjetesës midis besimeve.

Ftesa që World Learnin i bëri komuniteteve fetare në Shqipëri, i nxiti krerët katër besimeve fetare në qytetin e Elbasanit (Mysliman, Katolik, Ortodoks dhe Bektashi), që të hidhnin idenë e krijimit të një Qendre për Bashkëpunim Ndërfetar. Më 22 Dhjetor 2006, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në Republiken e Shqipërisë me Vendimin Nr: 347 në datë 22 Dhjetor 2006 duke u regjistruar si Person Juridik, “Qendrën për Bashkëpunim Ndërfetar në Elbasan”-citohet në fqen zyrtare të QNBF http://.interreligiouscenter.com

Në konferencën e mbajtur në kuadër të 10 vjetorit të themelimit të Qendrës për Bashkëpunim Ndërfetar Don Emilio Valente Zv/kryetar i qendrës dhe njëkohësisht Famulltar i kishës Katolike Shën Piu X do të shprehej;

“Dialogu ndër-fetar nuk ka si qëllim lindjen e një besimi të vetëm dhe universal, një formë sinktretizmi që përzien sëbashku të gjitha traditat historike, që në një mënyrë asgjeson ndryshimet. Të mohosh besimin tënd nuk na ndihmon të ecim përpara në dialog. Por është pikërisht vetëdija e identitetit tonë që na lejon çdo lloj forme dialogu.” Ndërsa shton se: “Dialogu nuk duhet të ketë qëllimin për të bindur të tjerët në të vertetën tonë, sidomos në rend të bazave teologjike.Por të ndërtojë atë terren që bën të mundur takimin mes njerëzve, sepse ajo çfarë i bashkon është kërkimi i vazhdueshëm i së vërtetës.”

Don Emilio Valente Kisha Katolike Shën Piu X

don.jpg

Ky paragraf të bënë të kuptosh se vetëdija e përfaqësuesve të komuniteteve fetare për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin është në kufijt e hyjnores, duke iu përmbajtur parimeve themelore të Biblës apo Kuranit. 

Arben Ramkaj Kreytar i Qendrës për Bashkëpunim Ndërfetar njëkohësisht Anëtar i Këshillit Kombëtar të Komunitetit Mysliman Shqiptar, në një  intervistë të dhënë për rrjetin BIRN Arben Ramkaj thoshte s: “Në një kohë kur ekstremizmi i dhunshëm mysliman, ortodoks apo i një besimi tjetër fetar ka tendenca të bëhet më i prekshëm dhe partitë ekstremiste të djathta në Europë po fitojnë gjithë e më shumë terren, mund të themi se një qendër e tillë që promovon bashkëjetesën është modeli sesi duhet të ndërtohen urat e komunikimeve mes religjioneve dhe besimtarëve”.

Arben Ramkaj Kryetar i Qendrës për Bashkëpunim Ndërfetar

 

 arb.jpg

Edhe teologu i Kishës Ortodokse në Elbasan At Stavri Cipi në një pronocim për një reportazh të bërë nga BIRN, shprehet se shprehet se edhe pse Qendra nuk predikon një teologji fetare të caktuar, ajo i afron të rinjtë me zotin duke ndarë të gjithë vlerat që religjonet kanë të përbashkëta. “Ajo që e bën të veçantë këtë qendër është fakti se nuk propagandohet teologjia fetare e mirëfilltë si mësim i Kuranit apo i Biblës, por pjesëmarrësve u flitet në emër të një Zoti të vetëm i cili krijojë botën dhe njerëzimit,” tha At Stavri.

Foto nga Marshimi i Paqes 14 Janar 2016

kom1.jpg

Sot, 11 vite pas krijimit të saj, Qendra për Bashkëpunim Ndërfetar ka mundur të krijojë një terren të përshtatshëm jo vetëm për bashkëjetesë dhe harmoni ndërfetare mes komuniteteve dhe besimtarëve, por kjo qendër ka zhvilluar disa nisma bamirësie dhe humanizmi me karakter kombëtar dhe lokal. Vetëm në fillim të këtij viti, QBNF organizoi Marshimin e Paqesi mbajtur në 14 Janar 2017, ku së bashku me drejtuesit e komuniteteve fetare, u bashkuan dhe deputet apo drejtues të pushtetit lokal.

The Daily Star shkruan per Qendrën që mbledh fonde për fëmijët sirian.

 the.png

Ky Marshim kishte si temë “Jo Indiferentizmit, Po Solidaritetit”, ku biznesmenë dhe qytetarë së bashku me drejtues të Komuniteteve Fetare, mblodhën disa mijëra euro për fëmijët e mbetur jetim nga konflikti I armatosur në Siri. Këtij aktiviteti I bënë jehonë dhe mediat ndërkombëtare si: “Mail Online”, “Daily Star”, “Daily Magazine”, “Israel Neës”, “taiwannews.com”, etj.

Daily Magazine gjithashtu i kushton hapsirë nismës së komuniteteve fetare për të ndihmuar fëmijët sirian.

 ma1.png

“Marshimi i Paqes u krye dhe mesazhi u përcoll më së miri! Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve, autoriteteteve shtetrore e fetare si dhe mediave për angazhimin dhe seriozitetin e treguar për një gjë kaq të rëndësishme sic është Paqa dhe Solidariteti.

Ne jemi solidarë dhe këtë e tregojmë me vepra duke bërë edhe këtë fushatë fondembledhese për fëmijët e masakruar nga lufta në Siri”-thuhej në komunikatën zyrtare dhe përshkrimin që I bëjnë aktivitetit komunitetet fetare, në faqen zyrtare të QBNF http://.interreligiouscenter.com

Israel News shkruan për Qendrën Ndërfetare në Elbasan që mbledh fonde për fëmijët sirian

 os.png

Por ky nuk është aktiviteti i vetëm dhe i rëndësishëm i kësaj qendre. Në kuadër të luftës kundër ekstremizmit, Qendra për Bashkëpunim Ndërfetar ka oranizuar disa aktivite të rëndësishme ku përmendet: “Toleranca përmes Edukimit”, “Së bashku kundër ekstremizimit të dhunshëm”, “Sfidat e parandalimit të ekstremizmit”, “Kundër ekstremizmit në harmoni fetare”, “Dialogu ndërfetar si një vlerë e shtuar në luften kundër Ekstremizmit të dhunshëm”, “Për një Shqipëri të pastër”, “Mesazh ngushëllimi dhe solidariteti Italisë për tërmetin”, etj. Ndërkohë kjo qendër ka krijuar ura bashkëpunimi me të gjitha institucionet vendore dhe qendrore si dhe organizatat ndërkombëtare në Shqipëri, duke kryer aktivitete të përbashkët kryesisht kundër përhapjes së dhunës dhe ekstremizmit.

Tre vjet më parë, Shqipëria do të vizitohej nga Papa Francesk, i cili para autoriteteve më të larta shtetrore dhe fetare në institucionin e Presidentit të Republikës do të shprehej: “Toleranca fetare është një pasuri që duhet ta ruani mirë, një e mirë e çmuar dhe meriton një vëmendje të veçantë në këto kohë kur ekstremizmi po minon bashkëjetesën fetare, duke u kthyer në rrezik për dhunë,” tha Papa Françesk gjatë fjalimit të tij në Presidencë, shkruan BIRN.

 alb.png

Papa Francesco dhe Presidenti i Republikes Bujar Nishani

pap.jpg

Kur analizon të gjithë punën e bërë nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan, por edhe nga vlerësimet historike për tolerancën fetare ndër shekuj në Shqipëri, natyrshëm ngrihet pyetja: A meriton kjo vlerë unike, të mbrohet nga UNESCO si pjesë e Trashëgimisë Botrore të Kulturës?!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “A mund të jesh feministe e të pozosh me një veshje që të del gjoksi?” Sonila Meço shkruan për debatin që vlon
Përplasja Agron Tufa- Diana Çuli, flet Besnik Mustafaj: Rast i sikletshëm, nxjerr në pah implikimin e intelektuales me regjimin »
Article Logic
Execution time: 0.02345085144043
array(1) { ["section"]=> string(104) "toleranca-fetare-ne-shqiperi-pasuria-hyjnore-qe-trashegojne-shqiptaret-tashme-e-institucionalizuar-71084" }