Tom Doshi dhe deputetët e inkriminuar sipas Wikileaks

Publikuar tek: politike, më 16:19 10-03-2015 Tom Doshi dhe deputetët e inkriminuar sipas Wikileaks Websiti i Wikileaks

Tom Doshi u përjashtua ditë më parë nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, gjë që u përshëndet menjëherë nga Ambasada Amerikanë në Tiranë. Ditën e djeshme ishte programuar edhe takimi i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-SHBA. Përveç kësaj SHBA-të kërkojnë dekriminalizimin e Parlamentit, kusht të cilin e vendosi edhe opozita për t’u kthyer në Parlament.

Po çfarë shkruhej në raportin që Wikileaks publikoi shumë kohë më parë për kriminalizimin e politikës? Në kabllon ‘’TIRANA 00000552  002 OF 002’’, Wikileaks publikoi një korrespodencë të ish-ambasadorit amerikan në Tiranë John Withers me Departamentin Amerikan të Shtetit.

Në këtë dokument të 13 gushtit 2009, klasifikuar nga Wikileaks si shumë i rëndësishëm, Withers shkruante se “Shkelësit e ligjit u kthyen në bërësit e tij’’. Withers, sipas Wikileaks-it përmend si të lidhur me krimin Tom Doshin,Lefter Kokën, Sokol Olldashin, Paulin Stërkaj dhe Gramoz Ruçin. Pesë prej tyre janë aktualisht deputetë të kësaj legjislature në Parlament, kurse Olldashi ka humbur jetën në një aksident automobilistik.

 

Raporti i Withers-it dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, sipa Wikileaks:

“1. (C) Pavarësisht qetësisë relative në ditën e zgjedhjeve, duhet të vijë në vëmendjen tonë se ekziston një rrymë nënujore e njerëzve të lidhur me krimin e organizuar që morën pjesë dhe /ose janë të përfshirë në ndoshta manipulimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Të tri partitë kryesore, Partia Demokratike (PD), Partisë Socialiste (PS) dhe Lëvizja për Integrim Social (LSI) të gjitha kanë deputetë të lidhur me krimin e organizuar. Edhe pse mund të provojmë ligjërisht këto lidhje, rregulli i urtë, mbështetur edhe nga raportime të tjera, është se parlamenti i ri ka disa trafikantë të drogës dhe Pastrues parash. Madje gjatë fushatës elektorale, një politikan, Alex Keka, kryetar lokal i Partisë Demokristiane në veri të Shqipërisë, u vra nga një bombë vendosur në makinë. Keka dyshohej se ishte përfshirë në trafikimin e armëve dhe lëndëve narkotike. (SHËNIM: Keka nuk kandidonte për Parlamentin, edhe pse anëtarët e tjerë të partisë së tijishin. FUNDI I SHËNIMIT).

Shkelësit e Ligjit u kthyen në bërësit e tij

2. (C) Disa prej deputetëve më të rëndësishëm me lidhje në krimin e organizuar janë:

- Tom Doshi: Një deputet i PS nga Shkodra, Doshi, u veçua në Raportin e të Drejtave të Njeriut për sulm fizik ndaj një gazetari në Hotel Sheraton, ishte një figurë e rëndësishme në financimin e përpjekjeve të PS-së në zgjedhje. Ai njihet si deputeti më i pasur, me një pasuri të deklaruar prej më shumë se 15 milionë dollarë dhe është e gjithashtu i dyshuar për trafik narkotikësh. Doshi ka shërbyer nëparlamentin e mëparshëm si një deputet i PD, para se të kalonte tekPS-ja pak para zgjedhjeve.

- Lefter Koka: Përfaqëson LSI-në nga Durrësi, Koka është anëtar i një prej familjeve ndoshta më famëkeqe të krimit të organizuar në Shqipëri, që ka lidhje me narkotikët dhe trafikimin e qenieve njerëzore dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme.

- Sokol Olldashi: Olldashi, ministri aktual i Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe deputet demokrat nga Fieri është i dyshuar për kontrabandë të mallrave dhe narkotikëve. Të dhënat rrethanore e lidhin Olldashin dhe Fatmir Kajollin në Fier me ministrin e Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, në një skemë për lirimin e të burgosurve nga burgjet për të vepruar si dema elektoralë.

- Lulzim Basha: Sipas një burimi të PS-së, ministri i Jashtëm Basha, i cili përfaqëson PD-në në Elbasan, ishte i përfshirë në lehtësimin e  lirimit nga burgu të një krimineli famëkeq në Elbasan në këmbim të mbështetjes nga familja e kriminelit. Të afërmit e kriminelit premtuan se do të ‘’organizonin’’ njerëzit në Elbasan për të mbështetur Bashën. Krimineli u lirua më 29 qershor, ditën pas zgjedhjeve.

- Paulin Sterkaj: Deputeti 48-vjeçar i PD-së nga Shkodra është një ish-mundës profesionist me pak ose jo aspak arsim. Sterkaj ishte më parë në PS dhe ka qenë i akuzuar nga një ish-mik i tij për vrasjen e një politikani në Shkoder disa vite më parë. Sterkaj pretendon të ketë interesa në biznesin e vajit, restorantet, dhe të ndërtimit, por pak dihet për aktivitetet e tij.

- Gramoz Ruçi: Deputet I PS-së dhe sekretar i Përgjithshëm i partisë, Ruçi ka lidhje të  gjata me trafikantët e narkotikëve dhe krimin e organizuar. Ruçi ka qenë gjithashtu i ndaluar të hyjë në SH.B.A që nga 2005 për shkak të një pamundësie të përhershme vize.

3. (C) Koment: Posti nuk është i sigurt se çfarë do të raportojë ODIHR-it mbi zgjedhjet shqiptare, por është pranuar gjerësisht në vend që shumë deputetë që janë paraqitur si "biznesmenë", në fakt dyshohen fort për lidhje me krimin e organizuar. Këta individë tani janë deputetë, kanë imunitet mbi ligji  dhe janë përgjegjës për bërjen e ligjeve që do ta çojnë Shqipërinë drejt integrimit të mëtejshëm euro-atlantik.

Sjellja e sëmurë, ndoshta kriminale e shumë prej deputetëve të Shqipërisë është shqetësuese dhe nuk është shenjë e mirë për zhvillimin demokratik. Ky është një vështrim në gjithë Shqipërinë, që të gjitha partitë kanë deputetë me lidhje me krimin e organizuar dhe pranojnë para nga krimi i organizuar. Ky është një fenomen shumë shqetësues që ne dhe bashkësia ndërkombëtare do të kemi për të adresuar në të ardhmen. Një pikë e ndritshme, megjithatë, është se ka disa deputetë që kanë filluar të njohin se Shqipëria nuk duhet të ketë të tilla personazhe të përfaqësuara në parlamentin e saj. Sa kohë do të marrë kjo gjë, për të hequr këta rrufjanë nga pushteti është një pyetje tjetër. Në fund të fundit, paraja është gjaku që i jep jetë politikës dhe në një vend të varfër pa transparencë të financimeve në fushata të fushatës apo traditë donatorësh të vegjël që mbështetesin kandidatët e preferuar të tyre,  kriminelët janë një burim i lehtë i fondeve për fushatën.

TIRANE 00000552 002 OF 002

Withers”

Wikileaks2

Kabllo e ish-ambasadorit amerikan në Tiranë Withers, sipas Wikileaks, për disa nga zyrtarët shqiptarë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Strazimiri: Ju rri mbi kokë mallkimi "Hongshi njoni-tjetrin e kush ngeltë hongërt veten"
Benet Beci çfarë e lidh drejtorin e PD me socialistët, 13 dalje publike me Edi Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.020189046859741
array(1) { ["section"]=> string(58) "tom-doshi-dhe-deputetet-e-inkriminuar-sipas-wikileaks-5473" }