Tom Doshi dhe Sajmir Tahiri kafe në Rogner në mesditë. Ka paqe mes socialistëve?

Publikuar tek: politike, më 19:48 28-02-2015 Tom Doshi dhe Sajmir Tahiri kafe në Rogner në mesditë. Ka paqe mes socialistëve?

Sot larg vëmendjes së medias dhe syve të njerëzve, në qendër të Tiranës në hotel Rogner, është zhvilluar një takim kafe, mes ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri dhe deputetit të PS Tom Doshi.

Sipas informacioneve nga miq afër dy politikanëve, takimi që zgjati pothuajse një orë, ka qenë konstruktiv dhe është folur për problemet e rendit në Shkodër, citojnë burime afër Doshit.

Në fakt, edhe nga krahu i ministrit konfirmohet ky fakt. Palët nuk duan  të thonë nëse ka qenë një takim paqtues pas akuzave të Tom Doshit ndaj qeverisë, kryeministrit Rama dhe në veçanti drejtoreshës së Tatimeve. Por, ky është politikani i dytë i lartë që takohet me Doshin në harkun kohor të tre ditëve. Tre ditë më parë, Edi Rama kërkoi negociimin e Koço Kokëdhimës i cili u ul për drekë me Tom Doshin, por në një drekë që nuk pati rezultate konkrete.

Një ditë më parë Doshi bëri një sqarim për elektoratin dhe qytetarët, ku thoshte se akuzat që ka bërë ndaj qeverisë, janë thjesht për ta, dhe aspak ndonjë aspekt personal i tij, siç lajmi doli në media për takimin e kryeministrit Rama me deputetët. Megjithatë, këtë javë që do të vijë, priten edhe takime të tjera.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ruçi-Tahiri, takim me dyer të mbyllura në Kuvend
PD-Metës: Interpelancë me Ramën për dhunën ndaj studentëve »
Article Logic
Execution time: 0.022722005844116
array(1) { ["section"]=> string(83) "tom-doshi-dhe-sajmir-tahiri-kafe-ne-rogner-ne-mesdite-ka-paqe-mes-socialisteve-4664" }