Tom Doshi: Gramoz Ruçi shtylla e PS-së, deputetët të turpëruar që votuan arrestimin tim. Ilir Meta ka blerë votat

Publikuar tek: politike, më 11:22 15-07-2015 Tom Doshi: Gramoz Ruçi shtylla e PS-së, deputetët të turpëruar që votuan arrestimin tim. Ilir Meta ka blerë votat Tom Doshi

Tom Doshi ka deklaruar sot se Gramoz Ruçi është shtylla e Partisë Socialiste dhe se të gjithë deputetët socialistë janë të turpëruar që janë votuar në Kuvend për arrestimin e tij. Doshi ka deklaruar se në veri Ilir Meta ka blerë votat.

“Janë ble votat prej këshilltarëve ishte një mision i Meës dhe bënte sikur kishte një mbështetje popullore. Meta ka pagu lekë të premten dhe të shtunën për të fituar kandidati i LSI, pavarësisht se ishte nën siglën e PD”, tha Doshi.

Kurse Gramoz Ruçin ai e ka komentuar si një mik, që nuk komandohet as nga Rama as nga Meta.

“Unë Z.Ruci e kam mik. Ai është i veçantë prej të tjerëve se nuk është burrë që e komandon kush, as Rama, as Meta. Unë e quaj shtyllë të PS, do hamë darka. Pavarësisht se ata bënë një gabim që votuan që unë të arrestohem, ata e pranojnë të gjithë sot, megjithtë ajo u bë për me mbrojt Ilir Metën. Pak a shumë të gjithë kolegët e mi janë të turpnum për atë që bënë”, komentoi Doshi.

Në lidhje me mbështetjen që ka marrë e majta në Shkodër ai tha: “Unë edhe elektoratin e kam edhe si person, jo vetëm prej partisë. Shkodra është e djathtë, e patë që Meta s’e fitoi Shkodrën”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ruçi dhe Doshi komentojnë takimin e tyre, Ruçi: Jam qytetar i lirë, Doshi: Jam i PS, s’kam ndërruar parti
Deputetët e PS-së braktisin Komisionin e Çështjeve Sociale, Vokshi: Skenar i paramenduar »
Article Logic
Execution time: 0.024856090545654
array(1) { ["section"]=> string(116) "tom-doshi-gramoz-ruci-shtylla-e-ps-se-deputetet-te-turperuar-qe-votuan-arrestimin-tim-ilir-meta-ka-blere-votat-16234" }