Tom Doshi: Ja e vërteta se çfarë u thashë deputetëve sot në Kuvend

Publikuar tek: politike, më 13:30 09-07-2015 Tom Doshi: Ja e vërteta se çfarë u thashë deputetëve sot në Kuvend Tom Doshi sot në Kuvend

Deputeti Tom Doshi shkoi sot në seancën plenare për herë të parë që kur u arrestua nga policia në mars të këtij viti.

Mediat online folën debate dhe zënka të deputetit Doshi me Erion Braçen, por vetë deputeti Doshi, në një prononcim ekskluziv për Newsbomb.al i  ka mohuar ato.

“Nuk është e vërtetë. Nuk kam bërë asnjë debat me deputetët. As me Erion Braçen. Erionin e pyeta se si ju shkoi fushata, dhe takova dhe Ervin Bushatin. Por vetëm kaq, si keni qenë nga shtëpia dhe si ka shkuar fushata. Nuk kisha arsye që të bëja sherr e konflikt me ta”, sqaron Doshi për Newsbomb.al.

Por ndërkaq, ai para se të hynte në seancë ka hyrë në kafen e parlamentit aty ku mblidhen deputetët. Arben Noka, deputeti i Lezhës e ka ftuar për kafe dhe deputeti i qarkut të Shkodrës e ka refuzuar. “Po si mund të pi kafe me ty? Unë kam shkuar deri lart dhe kam luftuar që ti të jesh deputet, dhe ti s’pate as burrërinë mos me votu arrestimin tim në parlament?” i ka thënë Tom Doshi, i cili më pas ka preferuar të pijë kafen vetë, përpara se të hyjë në sallën ku po zhvilloheshin punimet e Kuvendit.

Dhe asnjë nga deputetët e tjerë nuk ka vazhduar më pas debatet. Tom Doshi rreth mesditës ka dalë nga Parlamenti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kreu i Ligjeve: Ka korrupsion me koncesionet. Histori e tillë është ajo e hidrocentraleve
Topalli: Rama e ka bërë Kryeministrinë si park lojrash, Merkeli ia plasi gazit me pyetjen e porositur »
Article Logic
Execution time: 0.029792070388794
array(1) { ["section"]=> string(71) "tom-doshi-ja-e-verteta-se-cfare-u-thashe-deputeteve-sot-ne-kuvend-15697" }