Tom Doshi mbështet Gjokë Lleshin në Vaun e Dejës

Publikuar tek: politike, më 20:28 31-05-2015

Tom Doshi ishte sërish i pranishëm ditën e sotme në takimin elektoral në fshatin Hajmel, ku ka mbështetur kandidatin e Partisë Socialiste për vaun e Dejës, Gjokë Lleshi.

“Edhe kësaj radhe nuk e kanë mbështetur deputetët e Shkodrës. Deputetët e Shkodrës kanë mbështetur Pjetër Lleshin. Ndërhyrja e Ilir Metës, pazaret që u bënë dhe erdhi prapë e kandidoi. Mua mu bë qejfi se pashë disa kanale që po punonin se ndërmarrjen e ujërave e ka LSI-ja. Shumë mirë po bëjnë që po punojnë se është në të mirën tuaj por vota s’ka në këtë zonë. Të gjithë të djathtët nuk kanë pse me votu LSI-në”, ka thënë Doshi.

Doshi akuzoi Ilir Metën si dhe ka thënë se ai nuk mund ta përjashtojë prej politikës, pasi ka mbështejten e popullit.

“Ilir Meta nuk është kryetar i Kuvendit por është kryetari i një bande kriminale që i ka bllokuar të gjitha institucionet, qeverinë, parlamentin, prokurorinë, gjykatat. Të gjithë tenderët që zhvillohen thonë këtu ka hyrë Iliri, këtu e ka Iliri. Iliri ka marrë të gjitha bashkitë që kanë më vlerë të madhe nëntokësore: Bashkinë e Bulqizës, bashkinë e Kukësit, që është kromi. Ka marrë Bashkinë Lezhë, do bregdetin, Pogradecin, e me radhë e me radhë. Deshi me marrë edhe Shkodrën. Mendoi se po më përjashton mua prej politikës. Ata nuk kanë shans të më përjashtojnë mua prej politikës. Prej politikës më përjashtoni vetëm ju”, u është drejtuar Doshi banorëve të Hajmelit”, tha Tom Doshi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhunimi i çadrave, PD Vlorë: Dëmtim masiv dhe i organizuar, krenaristët dhe kanabistët të ruanjë qetësinë
Shpëtim Gjika-Ramës: S'më përbalt dot, s'dua mëshirën tënde »
Article Logic
Execution time: 0.022843837738037
array(1) { ["section"]=> string(54) "tom-doshi-mbeshtet-gjoke-lleshin-ne-vaun-e-dejes-12354" }