Tom Doshi mbështet kandidatin e PS për Vaun e Dejës, Gjokë Lleshi (Foto)

Publikuar tek: politike, më 19:04 24-05-2015 Tom Doshi mbështet kandidatin e PS për Vaun e Dejës, Gjokë Lleshi (Foto)

Tom Doshi është shprehur nga Bushati se askush nuk mund ta largojë nga politika. Doshi ka dalë në mbështetje të kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Vaut të Dejës, Gjokë Lleshi.

Në vazhdën e akuzave që Tom Doshi ka bërë në drejtim të Ilir Metës, ai u shpreh gjatë takimit se kandidati i Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Zef Hila, disponon edhe mbështetjen e LSI-së, dhe se për këtë asrye, LSI-ja është e fokusuar mbledhja e votave në favor të Partisë e jo të kandidatit.

Në një takim me banorët Doshi tha se Gjokë Lleshi është personi i duhur për Bashkinë. Doshi u shpreh se fitorja është e sigurt për kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane. “Askush nuk më përjashton dot nga politika pasi është populli që vendos”, ka thënë Tom Doshi duke u shprehur se Gjok Lleshi është kandidatura e duhur për Vaun e Dejës.

Foto nga takimi i Toom Doshit me qytetarët

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mesazhi i Gjergj Bojaxhiut: Nuk jemi dele, të votojmë si qytetarë dhe jo si ushtarë
Veliaj për bllokimin e Bulevardit të Madh të Tiranës: U kthye në shesh ndërtimi, e gjitha vinte erë »
Article Logic
Execution time: 0.031744956970215
array(1) { ["section"]=> string(75) "tom-doshi-mbeshtet-kandidatin-e-ps-per-vaun-e-dejes-gjoke-lleshi-foto-11884" }