Tom Doshi-ministrave: Jeni konsumuar, koha për ndryshime në qeveri

Publikuar tek: politike, më 11:46 25-02-2015 Tom Doshi-ministrave: Jeni konsumuar, koha për ndryshime në qeveri Tom Doshi

Deputeti Tom Doshi ka ripërsëritur edhe sot para Kuvendit kritikat ndaj punës së ministrave, duke thënë se është koha për ndryshime."Shumë ministra janë konsumuar, ka ardhur koha për ndryshime në qeveri. Por nuk është koha për të folur për emra.", tha sot deputeti socialist. Veç Ben Blushit  Tom Doshi kritikoi qeverinë Rama për punën e dobët të ministrave të saj. Përveç kësaj, Doshi ka akuzuar ministrat se po vjedhin.

“Ministrat nuk u hapin telefonin deputetëve. Deputetët përdoren vetëm për fushatë elektorale. Të largohen ministrat që nuk kanë performancë të mirë.’’, tha deputeti Doshi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.

Kritikat Doshi i bëri gjatë mbledhjes së PS-së, ditën e djeshme, kur vetë kryeministri Rama nuk ka qenë i pranishëm por gjithsesi deputeti ka këmbëngulur që qeveria të bëjë një analizë të saj para zgjedhjeve bashkiake të 21 Qershorit.

Doshi ka akuzuar drejtoreshën e Tatimeve, Briseida Shehaj se e ka kthyer punën e saj në një marrëdhënie sekserësh për përfitime personale.

Pas kritikave të djeshme të Tom Doshit, ka reaguar edhe kreu i LSI-së Ilir Meta. Meta, një pjesë e ministrave të qeverisë janë nga partia politike që drejton,  ka shprehur tolerancën për ndryshime në qeveri. "Qeveria është gjithmonë e hapur për t’u përmirësuar'', tha dje Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Greqia helenizon Jugun e Shqipërisë. Regjistron si fshatra grekë Sarandën, Himarën, Nartën, Konispolin e Xarrën
Gafa e Nishanit/ Propozon 27 shkurtin ditë të përkujtimit, është shpallur 20 shkurti që në 2010 »
Article Logic
Execution time: 0.017992973327637
array(1) { ["section"]=> string(69) "tom-doshi-ministrave-jeni-konsumuar-koha-per-ndryshime-ne-qeveri-4388" }