Tom Doshi “non grata” në SHBA, Artan Hoxha i bën skanerin: Nga kabllogramet me Blushin, te çështja e deklarimit të pasurisë

Publikuar tek: politike, më 21:24 16-04-2018 Tom Doshi “non grata” në SHBA, Artan Hoxha i bën skanerin: Nga kabllogramet me Blushin, te çështja e deklarimit të pasurisë Gazetari Artan Hoxha, \"Real Story\"

Gazetari investigativ Artan Hoxha e sheh disi me habi shpalljen “non-grata” në SHBA të deputetit Tom Doshi.

Hoxha bën një renditje të të gjitha rasteve që lidhin Doshin me autoritetet amerikane, që prej kabllogrameve ku ai përmendej si personi që ndaloi Edi Ramën nga dhënia e dorëheqjes nga PS, deri te vizitat e shpeshta në SHBA edhe në kohën kur rezultonte në listën e zezë.

Deklarata e Hoxhës në emisionin “Real Story”:

Me një pasuri deri diku në 15 milion dollarë. Janë dy kabllograme që dolën atë herë dhe në një kabllogram tjetër Ben Blushi në atë kohë ankohej, e cilësonte Doshin në atë kohë si njeriu përgjegjës që kishte penguar Edi Ramën të jepte dorëheqjen.

Rasti tjetër ishte kur Doshi përmendej si njeriu kryesor që kishte mbështetur 21 Janarin, dhe u aludua sikur një makinë me targa gjermane kishte ardhur me snajpet për të qëlluar kryeministrin e asaj kohe.

Situata tjetër ishte kur Doshi aplikoi për vizë, shkoi edhe te Departamenti i Shtetit se ka dalë edhe te Zëri i Amerikës. Dhe në 2016 ndodhi ngjarja e madhe Doshi-Frroku-Meta. Nga informacioni që kam unë Doshi ka aplikuar vitin e kaluar për vizë amerikane, pasi i kishte skaduar viza, dhe mesa di unë meqë ka një çështje për mosdeklarim të të ardhurave dhe për një dhuratë që i ka bërë Kishës. Çështja e deklarimit të pasurisë ka shkuar në Shkallën e Parë dhe vendimi i fundit mesa pash listohen këto që unë përmenda më parë.

Është fakt që Doshi nuk ka qenë asnjëherë zyrtar i shtetit, por vetëm deputet. Ai ka qenë në SHBA edhe kur përmendej se ishte në listën e zezë. Uën me tepër këtë rast e shoh si një mesazh që jepet tjetër kujt.

Kemi vetëm dy raste deri tani, Llallës dhe Doshit, përfshirja, se Doshi nuk ka qenë zyrtar. Është i vetmi rast ku elita e politikës kanë shkuar në prokurori për të dhënë deklarimet lidhur me atë rast në Krimet e Rënda.

Situata që ka patur ky deputet me SHBA ka qenë herë pas here, herë thuhej që është në listën e zezë, herë shkonte në SHBA. Ai mund ta kundërshtojë pranë autoriteteve amerikane…

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzat e PD, reagon Ministria e Brendshme: E vërteta për arrestimin e kuksianëve. Për sulmet personale ndaj familjarëve të Xhafajt, përgjigja ka qenë publike
Grida Duma jep lajmin e keq: Këto dy shtete janë skeptike. Negociatat mund… »
Article Logic
Execution time: 0.026505947113037
array(1) { ["section"]=> string(125) "tom-doshi-non-grata-ne-shba-artan-hoxha-i-ben-skanerin-nga-kabllogramet-me-blushin-te-ceshtja-e-deklarimit-te-pasurise-117124" }