Tom Doshi: Spartak Braho ka futur duart në hetim, disponoj prova

Publikuar tek: politike, më 12:36 18-05-2015 Tom Doshi: Spartak Braho ka futur duart në hetim, disponoj prova Tom Doshi

Deputeti Tom Doshi ka deklaruar se Spartak Braho, njeriu më i afërt i Metës ka futur duart në hetim duke theksuar se për këtë disponon prova.

"Kemi prova të mjaftueshme, Spartak Braho njeriu më i afërt i Ilir Metës, ka qenë në Gjermani ka komunikuar me Fatjon Skënderajn pavarësisht se prokuroria na i ka refuzuar provat. Spartak Braho, njeriu më i afërt i Ilir Metës ka futur duart në proces, kam mesazhet, numrat që  Ymer Lala dhe Fatjon Skënderaj ndërmjetësit mes Ilir Metës dhe Durim Bamit, komunikojnë që prej datës 5 dhe Spartaku komunikon 10 herë në ditë me Skënderin”, ka thënë Doshi.

Doshi i është përgjigjur edhe akuzave që i janë bërë nga ILDKP për “fshehje pasurie" dhe “mashtim" duke pohuar se ai është akuzuar për këtë edhe nga deputeti Berisha, osokohe kryeministër, por kanë rezultuar shpifje.

“Ky është një sulm politik, Berisha s’u ka lënë gjë mangut këtyre akuzave, kanë dalë që janë shpifje kështu do dalin edhe këto, ka thënë Doshi. Sa i takon rrëzimit të kërkesës për ndryshimin e  masës së sigurisë Doshi ka thënë se kjo nuk ka rëndësi për të.

"Kjo nuk është e rëndësishme për mua, e rëndësishme është që shqiptarët  të dinë sa hetim është bërë, jam munduar me dhënë të gjitha provat që kam pasur, ka thënë Doshi para mediave duke shtuar se ka me vete bazën e PS: "Nëqoftëse ndonjë kandidat më kërkon ndihmë unë do e mbështes, pavarësisht përjashtimit nga Partia Socialiste, baza e Partisë Socialiste është me mua”.

Lexo edheGjykata rrëzon Tom Doshin, kërkoi hetim në gjendje të lirë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjergj Bojaxhi sulmon Ramën dhe Bashën: Kanë futur miliarda lekë në xhep, duke shkatërruar hapësirat publike
PS: Ndërhyrjet e Lulit gjysmake, numërohen me gishtat e dorës »
Article Logic
Execution time: 0.021817922592163
array(1) { ["section"]=> string(68) "tom-doshi-spartak-braho-ka-futur-duart-ne-hetim-disponoj-prova-11397" }