Tom Doshit dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA. Zbardhet vendimi i DASH

Publikuar tek: politike, më 18:20 16-04-2018 Tom Doshit dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA. Zbardhet vendimi i DASH

Departamenti i Shtetit i ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij.

Pas ish kryeprokuorit Adriatik Llalla, Tom Doshi bëhet zyrtari i dytë nga Shqipëria të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni.

Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë.

Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik. Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur, nuk lejohen të hyjnë në Amerikë.

asdwegf3e34g.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lindita Nikolla e thotë para të gjithëve: Jam krenare për veten (Për çfarë bëhet fjalë)
Të gjithë 'sytë' te Shqipëria, Kotzias: U shpjegova për negociatat tona »
Article Logic
Execution time: 0.021701097488403
array(1) { ["section"]=> string(86) "tom-doshit-dhe-familjes-se-tij-i-ndalohet-hyrja-ne-shba-zbardhet-vendimi-i-dash-117113" }