Tom DOSHIT iu ndalua hyrja në SHBA, reagon ambasada amerikane, ç’thotë për gruan dhe fëmijët

Publikuar tek: politike, më 10:04 17-04-2018 Tom DOSHIT iu ndalua hyrja në SHBA, reagon ambasada amerikane, ç’thotë për gruan dhe fëmijët

Deputetit të PSD Tom Doshi, iu ndalua hyrja në SHBA dhe u shpall non grata.

Sakaq ka reaguar Ambasada Amerikane e cila përmes një njoftimi tē Departamentit Amerikan të Shtetit sqaron se deputeti i është ndaluar hyrja për shkak të akuzave për korrupsion.

Gjithashtu, siç sqarohet nga DASH, i është ndaluar hyrja gruas së deputetit, Xhovana Doshi, fëmijëve të tij maxhorenë Briana dhe James Doshi si dhe fëmijës tjetër minoren. 

“Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik. Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmija në moshë të mitur nuk lejohen të hyjnë në Amerikë", thuhet në njoftimin e DASH, shpërndarë nga Ambasada Amerikane.

Më shumë në këtë kategori: « Hapja e negociatave me BE, Mogherini sot në Tiranë, ç’pritet të ndodhë (AGJENDA)
Mogherini pritet të japë përgjigjen për negociatat me BE, Vasili denoncon skandalin: ABUZIVE ajo që ndodhi sot në Komisionin e Shëndetësisë »
Article Logic
Execution time: 0.0042328834533691
array(1) { ["section"]=> string(97) "tom-doshit-iu-ndalua-hyrja-ne-shba-reagon-ambasada-amerikane-c-thote-per-gruan-dhe-femijet-117160" }