“Tomka dhe shokët e tij” pushton Tiranën, artistët MURALË mrekullojnë kryeqytetin

Publikuar tek: kulture-art, më 16:40 04-06-2018 “Tomka dhe shokët e tij” pushton Tiranën, artistët MURALË mrekullojnë kryeqytetin Tomka dhe shokët e tij

Një aktivitet mjaft i veçantë është zhvilluar në kryeqytet nga data 25 maj deri më 4 qershor, ku artistë nga 12 vende të botës kanë realizuar 20 vepra të ndryshme murale dhe fasada.

 

“Tirana Calls for Street Artists” ka mbledhur mjeshtrat e artit mural, ndërsa ai që ka rënë më shumë në sy është “Tomka dhe shokët e tij” e rikthyer në kujtimet tona të fëmijërisë nga Elton Sulo.

Sulo duket se i njeh mirë qytetarët shqiptarë, teksa për të ngjyrosur Tiranën e zbehtë ka vendosur të realizojë një ndër filmat më të preferuar shqiptarë pikërisht në rrugën “Pjetër Bogdani” në zonën e Ish-Bllokut.

Sakaq të tjera vepra janë shpërndarë në të gjitha rrugët kryesore të kryeqytetit, siç janë ato në:

-Rrugën “Myslym Shyri”, 3 vendodhje të ndryshme përgjatë saj (2 murale dhe nje fasade);

-Rruga “Abdi Toptani”, mbrapa Bashkisë Tiranë ( 1 Murale);

-Rruga “Pjetër Bogdani”, (2 Murale);

-Rruga “Sami Frashëri”, Shkolla PNL ( 1 mural dhe 1 fasadë);

-Rruga “Asim Vokshi”, në drejtim të Rrugës “Don Bosko” (1 mural);

-Rruga “Asim Vokshi”, në drejtim të ish Stacionit të Trenit (1 fasadë);

-Palestra e Shkollës “7 Marsi” (1 mural);

-Qyteti Studenti  (2 fasada);

-Rruga “Ibrahim Rugova” /Akademia e Arteve (1 mural);

-Rruga Elbasanit, pranë Residencës Italiane (1 mural);

-Blv. Zogu i Parë (2 fasada);

-Rruga “Mine Peza” (1 fasadë);

-Rruga “Abdyl Frashëri”  (1 fasadë);

-Stadiumi “Selman Stërmasi”, (1 fasadë).

Foto 2.jpgFoto 1.jpg

Foto 3.jpg

Foto 4.jpg

Foto 5.jpg

Foto 6.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « RITA ORA zbret në Rinas me Charter personal dhe shkruan: Fustan veror e flokë të kuqe, TIRANA…
“Shqiptaret apo italianet”, Ermal Meta nuk i shpëton pyetjes LEGJENDARE: Nuk kanë pashaportë »
Article Logic
Execution time: 0.0044798851013184
array(1) { ["section"]=> string(85) "tomka-dhe-shoket-e-tij-pushton-tiranen-artistet-murale-mrekullojne-kryeqytetin-123224" }