Tonelatat me peshk të ngordhur në Fierzë, Ministria e Bujqësisë: Dyshohet të jetë hedhur

Publikuar tek: politike, më 21:33 23-03-2017 Tonelatat me peshk të ngordhur në Fierzë, Ministria e Bujqësisë: Dyshohet të jetë hedhur

Ministria e Bujqësisë ka reaguar lidhur me tonelatat e peshkut Gjucë, të cilat kanë dalë mbi sipërfaqen e Liqenit të Fierzës në Kukës.

Përmes një komunikate për mediat, Ministria e Bujqësisë, sqaron se peshku i ngordhur nuk ka ardhur nga ndonjë lëndë plasëse apo kimike.

“Thuhet, se kjo sasi peshku, është hedhur ne liqen nga peshkatarë, të cilët nuk kane mundur të shesin gjithë sasinë e peshkuar”, sqaron Ministria.

Megjithastë, Ministria e Bujqësisë ka dërguar një mostër për analizë, e cila do të bëjë të ditur shkakun e këtij fenomeni.

Reagimi i Ministrisë së Bujqësisë:

“Në lidhje me lajmin e publikuar sot ne disa media, për gjueti te paligjshme me lende plasëse apo kimike ne Liqenin e Fierzes, ku u konstatua nje sasi peshku e ngordhur, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujrave sqaron se, ne bregun e liqenit te Fierzes, gjendet nje sasi e ngordhur e peshkut e llojit “Gjuce”.

Fakti qe eshte vetem nje lloj peshku (gjuce, Alburnus scoranza), tregon se nuk eshte perdorur lende kimike ose dinamit, si forma te peshkimit te paligjshem dhe qe shfarosin te gjithe llojet e peshkut ne nje ekosistem. Ne vendngjarje kane shkuar Inspektori i Peshkimit, Mjedisit etj. Nga ana jone (DSHPA), eshte dhene porosi qe nje moster e peshkut te ngordhur te dergohet per analize ne institucione te specializuara.

Thuhet, se kjo sasi peshku, eshte hedhur ne liqen nga peshkatare, te cilet nuk kane mundur te shesin gjithe sasine e peshkuar. Duke ju falenderuar, lutemi per publikimin e ketij sqarimi. Faleminderit!”

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Politikani me influencë në BE mbështet kauzën e Bashës, ja çfarë i shkruan kryetarit të opozitës
Ndikimi rus në Shqipëri, Harxhi: I ekzagjeruar. Vukaj: Rusia gjithmonë kundër Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.039207220077515
array(1) { ["section"]=> string(92) "tonelatat-me-peshk-te-ngordhur-ne-fierze-ministria-e-bujqesise-dyshohet-te-jete-hedhur-72928" }