Tony Blair për liderët e BE: Na jepni një rrugëdalje, do të shpëtojmë si Britaninë ashtu edhe Europën

Publikuar tek: analiza-komente, më 13:34 26-11-2018 Tony Blair për liderët e BE: Na jepni një rrugëdalje, do të shpëtojmë si Britaninë ashtu edhe Europën

E njoh shumë mirë politikën, në vecanti politikën evropiane, aq sa ta di se do të arrini në një marrëveshje për Brexit.

Por ju duhet të kuptoni rriskun ku po shkoni dhe rrezikun që po hasni për gjithë projektin evropian.

Nëse mendoni se është një marrëveshje e keqe, por më e mirë sesa një alternativë tjetër pa marrëveshje, realizojeni në të njëjtën kohë : kryeministrja britanike nuk ka një marrëveshje të qytetarëve britanikë, të parlamentit apo edhe të pjesëve sinjifikative të kabinetit të saj. Dhe ata që më së shumti me entuziazëm argumentuan “daljen” edhe duke thënë se do të preferonin qëndrimin në BE për të ikur me këto terma. Nëse mendoni se kjo e zgjidh çështjen, kjo, nuk ndodh.

Ju kërkoj: përgatituni të ofroni një mënyrë për të dalë nëse jemi të përgatirur për ta rikonsideruar.

Kjo është madhështia e vendimit që do të pranoni. Në kohën kur politika e Amerikës është e paqartë dhe rritja e Kinës nuk është një paragjykim, por është fakt, largimi i Britanisë do të zvogëlojë peshën e Evropës, do të prishë balancat politike, do të dëmtojë tregun e saj të vetëm dhe do të privojë të dy palët për influence maksimale drejt çështjeve botërore ndërkohë që nuk kemi pasur nevojë të influencojmë po aq.

Ju do të bini dakord por edhe thoni: cfarë zgjedhje kemi? Ishte Britania që vendosi të lërë BE. E kuptoj këtë. Ne ju kemi ndjekur dhe ju po ashtu, në këto 30 muaj. Në çdo situatë kur Brexit pushtoi çdo moment në ecje të politikës britanike, shpesh mezi është marrë me çështje të tjera.

Ajo çka negociohet dhe çfarë kjo ka qenë e qartë që në fillim, përveç lidershipit britanik. Shpesh është thënë në Britani se Europa dështoi që të përgjigjet në mënyrë të arsyeshme për propozimet britanike. Ju e keni të qartë realitetin, keni ofruar në Britani, opsione të ndryshme. Ne mund të qëndrojmë në tregun e përbashkët si Norvegjia. Mund të kemi një marrëveshje të tregtisë së lirë si Kanadaja. Të jemi te bashkimi doganor si Turqia. Të jemi pjesërisht në një treg të përbashkët me tarifa doganore zero si Zvicra. Dhe sigurisht, marrëveshja mund të ishte një marrëveshje e besueshme britanike që mund të kombinonte aspektet e të tjerëve.

Por të gjitha këto modele ndajnë të njëjtën gjë. Çështjen që ju jeni pjesë e strukturave ekonomike të Evropës dhe duhet të pajtoheni me rregullat evropiane. Jeni një rule-taker (marrës rregullash) jo rule-maker (krijues rregullash). Dhe nëse nuk do të jeni pjesë e tyre, ashtu si Kanadaja, atëherë aksesi juaj në treg nuk është i njëjtë me të gjithë ata që janë pjesë  e tregut. Ja përse pozicioni britanik nëpërmjet negociatave ka qenë i mangët. Qeveria në mënyrë entuziaste shpalosi se do të iknim nga tregu i përbashket, por do të mbanim të njëjtat përfitime si ata që janë brenda evropës. Kjo gjithmonë ka qenë e pamundur.

Përfundimisht, me propozimin “Chequers”, kryeministrja zgjodhi një opsion të qëndrimit në tregun e përbashkët, por vetëm për mallrat. Dhe pranoi se kjo do të nënkuptonte që të bihej dakord që të kishte në ligjin britanik të gjitha rregullat ekzistuese evropiane dhe të respektohej rregullimi i ardhshëm, nëse dhe derisa ne të vendosnim të largoheshim prej tyre dhe për këtë arsye të largoheshim nga tregu. Por për të qetësuar të gjithë Brexiteers, opsioni u kamuflua rëndshëm nga gjuha që sugjeronte se do të mbanim pavarësinë nga rregullat evropiane, kur qartësisht nuk do të mund të bënim diçka të tillë.

Ju nuk ratë dakord me këtë propozim sepse nuk ishit të sigurt se çdo të thoshte. Ndërkohë që problemet politike të brendshme të kryeministres, shkonin si mos më keq. Në çdo rast, shqetësimi më emergjent është tërheqja nga marrëveshja dhe çështja irlandeze.

Kryeministrja ra dakord për një stopim, që do të thotë se e gjithë Britania e Madhe mbetet në bashkimin doganor deri në gjetjen e një zgjidhjeje teknike. Por, kjo zgjidhje duhet të marrë sadisfaksionin e të dy palëve, dhe i jep Evropës një veto.

Në mënyrë efektive ju vendoset që do të lejonit më shumë kamuflazh rreth çështjes së kufiri irlandez, por që të mbanit veton. Pastaj, për të lehtësuar rrugën e kryeministres për marrëveshje, ju pranuat një deklaratë politike gjuha e të cilës është kaq e paqartë sa mund të nënkuptojë një nga mundësitë e mësipërme. Kjo është një artifice e bazuar në rregullimin politik të gabuar dhe për të cilën, unë ju premtoj se do të pendoheni.

Njerëzit e Brexit mendojnë se kjo është tradhëti. Ata që duan qëndrimin si unë, mendojnë se kjo është krejtësisht e pakuptimtë. Populli britanik është i hutuar nga gjithçka. Por sapo të kuptojnë se kjo na mban lidhur me Evropën por duke humbur fjalën tonë, kjo do të jetë thellësisht jopopullore.

Qeveritarët e Brexit në kabinet nuk bien dakord vetëm për taktikën e kolegëve të tyre që dhanë dorëheqjen. Eshtë në opozitë me atë se çfarë mendojnë njerëzit që votuan për Brexit-in e premtuar. Kjo e bën të pakuptimtë angazhimin domethënës të votave të qeverisë. Dhe kjo do të na fusë në vite pasigurie ashtu si lufta për marrëveshjet që pas marsit 2019, do të bazhdojnë.

E di këtë që kur u bë kjo marrëveshje.

Ka një rrugëdalje. Parlamenti të hedh poshtë këtë rrëmujë. Ju ecni përpara me një ofertë që merret me shqetësimet kryesore britanike rreth Evropës, të cilat përveç fanatikëve të Brexit, janë gjithashtu evropiane, veçanërisht rreth emigrimit dhe ne kthehemi ndërkohë te populli britanik.

Ka shumë gjëra në rrezik. Fati juaj dhe fati ynë. Nuk është tepër vonë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ftesa e Ramës për Boden, si humori i Berishës për Nanon
»
Article Logic
Execution time: 0.0045680999755859
array(1) { ["section"]=> string(106) "tony-blair-per-lideret-e-be-na-jepni-nje-rrugedalje-do-te-shpetojme-si-britanine-ashtu-edhe-europen-142932" }