Tony Blair: Pse jemi mbrapa me teknologjinë, Kina në pararojë të së ardhmes

Publikuar tek: analiza-komente, më 08:46 02-11-2018 Tony Blair: Pse jemi mbrapa me teknologjinë, Kina në pararojë të së ardhmes

Përqasja ndaj internetit është transformuar rrënjësisht.

Në ditët e hershme të tij, në fillim të viteve 1990, shkëndijat e kuriozitetit për internetin u shndërruan shpejt në interesa komerciale rreth tij. Kurse në dhjetëvjeçarin e fundit, të gjithë vumë re se si industria e internetit kaloi me shpejtësi rrufe nga fëmijëria, në adoleshencë. Duke ndërprerë ritmin e vjetër, kompanitë që kishin fatin të operonin në ekonomitë në forcim e sipër dhe me lidhje të forta bashkëpunimi, filluan t’i jepnin formë djepit të një ekonomie të re, e bashkë me të, edhe të sillnin efekte të paparashikueshme në politikë dhe shoqëri. Ndikimin e këtyre ndryshimeve, ende sot jemi në përpjekje e sipër që ta kuptojmë.

Askush nuk e parashikonte dot ritmin dhe natyrën gjithëpërfshirëse të këtij revolucioni. Por, disa prej kompanive që nisën këto ndryshime, janë shndërruar tashmë ndër më të mëdhatë kompani në planet, prandaj ndikimi i tyre global kërkon përqasje me përgjegjësi dhe pjekuri.

Janë bëra disa gabime në të kaluarën dhe pushteti i teknologjisë është përqendruar për fat të keq në vetëm disa duar globale. Kjo kërkon reagim politik dhe përgjigja e ofruar deri tani nga populistët e majtë apo të djathtë duhet refuzuar, sepse është reagim apo zgjidhje e ofruar në baza oportunizmi.

Ajo për të cilën kemi nevojë sot është një politikë e re, e freskët, që t’i detyrojë këto kompani të jenë më të përgjegjshme dhe më transparente me konsumatorin, sigurisht, pa dëmtuar aftësinë e tyre për të qenë vazhdimisht përtëritëse dhe inovatore.

Teknologjia është çelësi dhe qendra e çdo politike sot. Ajo duhet t’i japë formë të gjitha mendimeve tona, në çdo aspekt të platformës e politikave që hartojmë. Në arsim për shembull, teknologjia na ndihmon të identifikojmë qartë nevojat individuale të të nxënit. Në shëndetësi, kompani të tilla si DeepMind kanë filluar të vënë në pah potencialin e pashtershëm që ka teknologjia në fushën e diagnostikimeve. Kurse në energji është bërë e qartë se burimet e pastra të energjisë së rinovueshme mund të jenë zgjidhja që kemi pritur e kërkuar për një planet më të shëndetshëm në termat afatgjatë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, partia që do ta kuptojë dhe përqafojë e para këtë realitet të pashmangshëm, do të jetë në gjendje edhe të marrë në dorë krijimin dhe ofrimin e shërbimeve publike për dekada me radhë në vijim.

Fillimisht, përhapja masive e përdorimit të teknologjisë lindi si nevojë dhe aftësi e njerëzve kudo në botë. U duk sikur kurba e adoptimit të informatikës e kompjuterave ishte e shpejtë, por më pas, përhapja dhe përdorimi masiv i smartphonëve (telefonat e mençur) ishte edhe më i habitshëm. Përherë e më qartë ata duket se janë shndërruar në telekomandë të jetëve tona. Dhe ndërsa teknologjia është përhapur e bërë universale në Perëndim, ajo ka sjellë me vete edhe shumë çështje shqetësuese, si për shembull: ndikimin e mundshëm që ka në vendet e punës apo rolin që luan në thellimin e polarizimit mes botëve.

Kjo do të thotë se tani, më shumë se kurrë më parë, stimujt e firmave e kompanive private, duhet të jenë të bashkërenduara e t’i shërbejnë interesit publik. Që të sjellë në jetë një vizioni të ri për rregullat dhe ligjet në shekullin 21, sot Instituti im publikon një propozim progresiv për një qasje të re për rregullimin e funksionimit të teknologjisë: një propozim që kontrollon përfitimet, por edhe  zbut rreziqet.

Në qendër të kësaj përqasjeje qëndron krijimi i një aleancë e re transatlantike për teknologjinë. Duhen ngritur rregullatorë paralelë për teknologjinë në SHBA dhe në  BE, dhe të marrin përsipër detyrimin e përgjegjësinë për të rishkruar rregullat dhe ligjet për moshën e Internetit.

Ky hap do të përbënte një largim radikal nga politikë-bërja e vjetër. Aleanca do të jetë e bazuar në vlera, jo në rregulla të ashpra dhe të nxituara. Ajo do të jetë në gjendje të njohë e të pranojë ndërveprimin kompleks mes kompanive, përdoruesve dhe shoqërisë, e do shërbejë si nxitëse që t’i bëjë të gjitha palët të angazhohen e ndërveprojnë për të mirën e gjithë shoqërisë.

Puna do të fillojë duke u fokusuar në kompanitë e mëdha të teknologjisë; me ato që kanë fuqinë dhe ndikimin më të madh në botën rreth tyre.

Nisma e re do t’u përcaktonte përgjegjësi e standarde të reja këtyre kompanive, standarde të ngritura në bashkëpunim komunitetet ku kompanitë shërbejnë.

Puna do të përqendrohej në të drejtat dhe mirëqenien e konsumatorëve, duke u dhënë më shumë kompetenca individëve, që gjithsecili ta kuptojë drejt se si e kush i përdor të dhënat e tij.

Do të ripërtërinte gjithashtu politikën e konkurrencës, për ta bërë më të përshtatshme për  ekonomitë e sotme. Me fjalë të tjera, e gjitha kjo do të stimulonte një proces të fortë që do të frenonte kompanitë e mëdha në praktikën e tyre për të blerë menjëherë çdo kompani start-up që e shohin si konkurrente potenciale.

Duke qenë se reforma ndërkombëtare e taksave nuk ka gjasa të ndodhë në të ardhmen e afërt, do ishte me vend që kompanitë t’i nënshtroheshin përkohësisht një regjimi taksash që i shpërndan fitimet e kompanive e korporatave në mënyrë gjeografike, në përpjesëtim të drejtë me përdoruesit e tyre aktivë.

Të bëra së bashku, këto reforma do ta vendosnin BE-në dhe SHBA-në në krye të përpjkjeve e axhendës  për të përcaktuar standardeve etike për përdorimin e teknologjisë në të mbarë botën. E c’është më e rëndësishmja, kjo nismë do ta kufizojë inovacionin, por do ta nxisë edhe më tej atë.

Avantazhi konkurrues do të jetë kyç. Dihet tanimë se shumë nga vendet e botës dikur “në zhvillim”, kanë filluar ekonomikisht  të shohin pika takimi me Evropën, kurse Kina po konkurron me SHBA. Kjo nuk duhet parë si lojë ku fituesit zerojnë humbësit! Jo, ky thjesht është realiteti i ri. Në teknologji, Kina është i vetmi vend që i afrohet deri diku Silicon Valley-t. Alibaba, Baidu dhe Tencent njihen tashmë si disa prej emrave e kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë, ndërkaq, të mos harrojmë që qeveria e Kinës e ka shpallur synimin e saj për të qenë lider botëror në Inteligjencën Artificiale deri në vitin 2030.

Ndërkohë, as India nuk është shumë pas. Numri i kompanive teknologjike ”unicorn” (private dhe me vlerë mbi 1 miliardë dollarë) shënoi rekord të papritur këtë vit, edhe pse i ka të pakta gjasat që të ndikojë dominimin e Kinës në Inteligjencën Artificiale. Megjithatë, kjo rritje e paprecedentë duhet të kanalizohet nga një përqasje e re për të drejtat dhe liritë e secilit.

Kjo është edhe arsyeja pse një qasje shumëpalëshe nuk ka gjasa të funksionojë plotësisht, edhe pse ka disa kompani që ekzistojnë pothuajse në të gjitha juridiksionet. Qysh prej potencialit fillestar në vitet 1990 me krijimin e Organizatës Botërore të Tregtisë, kemi qenë dëshmitarë të një morie kufizimesh për qeverisjen globale dhe efektivitetit e veprimeve të përbashkëta. Kjo prirje ka shumë gjasa të vijojë të jetë e tillë.

Në një kohë kur ka gjithmonë e më shumë shkëputje në çështjet ndërkombëtare, ka fare pak të ngjarë që palët të bëhen bashkë e të bien dakord për zgjidhje të përbashkëta sa i përket rregullave e të ardhmes në moshën e Internetit.

Kurse demokracitë liberale të SHBA dhe BE-së, të cilat i bashkojnë vlera historike të të përbashkëta, duhet ta kthejnë në prioritetin e tyre numër një formimin dhe rregullin e përdorimit të teknologjisë.

Teknologjia është industria prej nga faret e ardhmja e të gjithëve dhe është e domosdoshme që ta formëzojmë politiken rreth saj së bashku. Raporti që publikojmë sot,  ofron një plan të shkëlqyer për mënyrën dhe rrugën se mund të funksionojë një nismë e tillë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Natyra qesh, njerëzit qahen
»
Article Logic
Execution time: 0.0048370361328125
array(1) { ["section"]=> string(80) "tony-blair-pse-jemi-mbrapa-me-teknologjine-kina-ne-pararoje-te-se-ardhmes-139946" }