Top-Channel ndihet “mbret” i Youtube, sulmon padrejtësisht videot e portaleve

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:12 25-04-2016 Top-Channel ndihet “mbret” i Youtube, sulmon padrejtësisht videot e portaleve

Prej disa kohësh kanali në “Youtube” i  Newsbomb.al përballet me sulme të vazhdueshme nga televizioni Top-Channel. Me preteksin e të drejtës së autorësisë, ky televizion raporton dhe bllokon një pjesë të madhe të videove që publikohen në kanalin tonë zyrtar në Youtube.

Një shqetësim me të cilin përballen dhe shumë portale të tjera, që ndodhen po ashtu nën sulmet e “TCH”.

Video e fundit e bllokuar nga ky televizion në kanalin tonë paraqet një rast flagrant dhe tërësisht abuziv. Nëpërmjet një njoftimi sot mësuam se video ku transmetohej fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend ishte bllokuar nga “TCH”, ndonëse video mbante logon e televizionit Ora News dhe Newsbomb citonte fare qartë se kujt i përkiste ai material.

Top-Channel ka vendosur të ketë gjithashtu “të drejtën” për çdo video të publikuar në “Facebook” nga gazetarë të ndryshëm apo persona anonim, duke i denoncuar si “vjedhje” kur publikohen në kanalet e portaleve, ndonëse nuk kanë asnjë lidhje me të.

Newsbomb.al kërkon nga ky televizion që të ruaj etikën profesionale dhe të shmangë të tilla veprime abuzive në të ardhmen.

Untitled.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071160793304443
array(1) { ["section"]=> string(80) "top-channel-ndihet-mbret-i-youtube-sulmon-padrejtesisht-videot-e-portaleve-38645" }