Topalli çohet në këmbë, i drejtohet Leskajt: Zonjë, sot nuk ka seancë plenare. Deputetët i bien tavolinave me dorë, Ruçi: Bjerini më fort

Publikuar tek: politike, më 12:59 25-02-2016 Topalli çohet në këmbë, i drejtohet Leskajt: Zonjë, sot nuk ka seancë plenare. Deputetët i bien tavolinave me dorë, Ruçi: Bjerini më fort

Situatë e tensionuar sot nga Kuvendi i Shqipërisë. Deputetët e djathtë refuzojnë të vazhdojë seanca në kushtet kur propozimi i PD nuk është futur në rendin e ditës. Topalli ka marrë fjalën duke i thënë drejtueses së seancës Valentina Leskajt se sot nuk ka seancë por deputetët e djathtë janë çuar në këmbë dhe kanë nisur të godasin tavolinat me dorë duke krijuar zhurmë ndërsa deputeti Gramoz Ruçi mori fjalën.

Topalli-Leskajt: Zonjë !

Leskaj: Po

Topalli: Sot nuk ka seancë plenare

Topalli: Zonjë

Leskaj: Po

Topalli: Ju vetëm tregoni sa frikë keni kur nuk pranoni për të fut rregulloren në rendin e ditës. Me armë brenda komisariateve gjujnë qytetaret

Zonjë. Lexoni rregulloren e keni detyrim ta hidhni për votim dhe me 3/5e votave  të miratoni propozimin e PD

Nuk është faji i Armandos që vjen këtu, ka vetëm një emër, është Edi Rama

Parlament me krim brenda nuk ka zonjë.

(Fjalën e merr Gramoz Ruçi por në sallë ka vetëm zhurmë)

Ruçi: Kryetare do më ndiqni njëcikë?

(Deputetët i bjenë tavolinave me dorë)

Ruçi: Bjeri më fort, kujdes mos vrasësh dorën!

Topalli jashtë Kuvendit për mediat:

"Do lëshojmë mandatin sepse nuk mund të rrimë me krimin brenda. Është një situatë e paimagjinueshme, një krizë. Pyetja ‘’Pse’’ nuk vlen më për kryeministrin aktual. Pa folur pastaj për faktin se nga njëra anë kemi një papunësi të madhe, eksod që arrin përmasa gati biblike".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paloka sulmon Leskajn: Konsumove para publike. Leskaj-Palokës: Mos e hap shumë gojën!
Demokratët në këmbë gjatë seancës, të tërbuar për praninë e Armando Prengës. Ja çfarë bënte ai ndërkohë »
Article Logic
Execution time: 0.021681070327759
array(1) { ["section"]=> string(137) "topalli-cohet-ne-kembe-i-drejtohet-leskajt-zonje-sot-nuk-ka-seance-plenare-deputetet-i-bien-tavolinave-me-dore-ruci-bjerini-me-fort-33501" }