Topalli-Felajt: Të kanë mbajtur burrin peng. Felaj: Fytyra e dhunës, sa herë që ju flisni

Publikuar tek: politike, më 17:32 26-02-2015 Topalli-Felajt: Të kanë mbajtur burrin peng. Felaj: Fytyra e dhunës, sa herë që ju flisni

Deputetja e PD, Jozefina Topalli, ka denoncuar nga foltorja e Parlamentit rastet e dhunës policore duke e akuzuar drejtpërdrejt qeverinë se ka krijuar një gjendje terrori dhe frike te qytetarët. “Ajo që po ndodh është standard i vendosur nga ky regjim. Ajo që jetojnë njerëzit sot, është frikë, pasiguri terror. Ajo që ndiejmë është ora e përmbytjes së lirive. Dhe kjo është arsyeja e dytë që jam në këtë anë, janë të drejtat dhe liritë e njeriut. Nuk ju dhemb ju, apo ju bëjnë me qesh ato nëna, ato të moshuara që përfundojnë në spital, kur kanë parë faturën abuzive 4 milion lekë”, tha në deklaratën e saj ish kryetarja e Parlamentit.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj i është përgjigjur menjëherë Topallit nëpërmjet një replike , duke i demostruar fotot e disa prej protestuesve të 21 janarit të dhunuar. “Fytyra e dhunës është në fjalën tuaj zonja Topalli që sa flisni. Kur flet për dhunën, duhet të kesh legjitimitetin të flasësh për dhunën. Në ngjarjet e 21 janarit, nuk pamë asnjë prej jush që të mbronte qytetarët. Kjo është një zonjë (Demonstron foto) që u dhunua pas protestës së 21 janarit. Ky është një tjetër që ka përfunduar i dhunuar. Shikojeni dhe këtë tjetrin, njerëzit e thjeshtë që u masakruan më 21 janar. Shikoji dhe pastaj flasim nëse duhet të flisni ju për dhunën. Dhuna e ushtruar gjatë një dite të vetme. Shihini mirë plagët e këtyre njerëzve, për të kuptuar dimensionin e fjalës dhunë. I përmenda këto për të kuptuar se politika juaj vijon të mbetet një politikë e paprinciptë, sepse në themel ka dhunën. Po i tregoni shqiptarëve se jeni të pazotë”, tha Felaj.

Pas kësaj replike, Topalli kërkoi një kundra replikë  dhe i tha Felajt t’ja tregonte kryeministrit Rama dhe kreut të Parlamentit Meta ato foto që demostroi .

 “Se kam me zonjën, sepse është një nga të dhunuarit, se i kanë marrë peng burrin, kur ishte prokurore. Je ish-prokurore, nuk të dëgjova të flisje për njerëzit që kanë çuar në burg prokurorët. Vajzën që vari veten në qeli. Mbylle gojën se po flas unë këtu. Mendoj se ato foto duhet t’ia çosh Ilir Metës dhe Edi Ramës. Ti zonjë je një shërbyese e pakondicionume. Merri ato foto, që janë të dhimbshme, çoja Ilir Metës, Edi Ramës, cili është morali i kësaj maxhorance. Merri dhe çoja. E di pse jemi këtu, sepse kjo është aleanca që ka bërë politika shqiptare. Ky është kolapsi i demokracisë”, tha Topalli nga foltorja .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ahmetaj takon homologun gjerman, merr mbështetje për “Korridorin blu”
Braçe në Kuvend: Sali Berisha, një kriminel ordiner »
Article Logic
Execution time: 0.033160924911499
array(1) { ["section"]=> string(90) "topalli-felajt-te-kane-mbajtur-burrin-peng-felaj-fytyra-e-dhunes-sa-here-qe-ju-flisni-4518" }