Topalli–Kodheli, debat për përfshirjen e majorit në trafikun e drogës

Publikuar tek: politike, më 16:42 29-01-2015 Topalli–Kodheli, debat për  përfshirjen e majorit në trafikun e drogës

 

Deputetja e PD-së, Jozefina Topall, e ka quajtur alarmante përfshirjen e majorit të Forcave të Armatosura Shqiptare në trafikun e drogës. Topalli i kërkoi dorëheqjen ministres Kodheli, drejtpërdrejt nga salla e Kuvendit .“Majori mori leje nga ministria e Mbrojtjes, çfarë prisni që Mimi Kodheli të japë dorëheqjen, kur ushtria përfshihet në trafik droge”- tha deputetja e PD-së.

E menjëhershme ishte edhe përgjigjia e ministres, duke i  kujtuar deputetes së PD-së se dhëndri isaj, dikur bënte shëtitje me mjetet e flotës detare.

“E dini pse mungonte nafta zotërinj në kohën kur unë erdha në zyrën e ministrisë së Mbrojtjes? Sepse përveçse abuzohej me të, dhëndri i zonjës shëtiste dhe bënte vidioklipe me mjetet e flotës”-tha ministrja Kodheli.

Majori shqiptar humbi jetën pas përplasjes së helikopterit që po transportonte drogë nga Maroku drejt Spanjës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blushi: Përmbytjet dhe të varfrit, humbja e parë e qeverisë
Presidenti shigjeton Ramën: Unë do të shpallja gjendjen e jashtëzakonshme »
Article Logic
Execution time: 0.13061594963074
array(1) { ["section"]=> string(73) "topalli-kodheli-debat-per-perfshirjen-e-majorit-ne-trafikun-e-droges-1837" }