Topalli: Mbledhja e Këshillit është nul, Meta s’mund ta delegonte drejtimin

Publikuar tek: politike, më 19:06 21-03-2015 Topalli: Mbledhja e Këshillit është nul, Meta s’mund ta delegonte drejtimin Jozefina Topalli, deputete e PD

Deputetja e PD Jozefina Topalli e ka cilësuar Mbledhjen e Këshillit të Rregullores të mbajtur sot si “nul” . Kjo mbledhje sipas deputetes, drejtohet vetëm nga Kryetari i Parlamentit dhe nuk mund të delegohet kompetenca e tij pasi shkon në kundërshtim me rregulloren.

“Në bazë të ligjit të Parlamentit këtë trupë në menyre taksative e drejton vetëm Kryetari i Parlamentit. Ai nuk ka asnjë kompetencë për të deleguar këte detyrim. Ky është ligji, kjo është praktika parlamentare që kur ka hyrë në fuqi Rregullorja e re e Kuvendit. Çdo zgjidhje tjetër alla Meta është e kundërligjshme. Për rrjedhoje mbledhja e sotme nuk ka ndodhur. Ajo është nul”, shkruan Topalli në rrjetin social.

Drejtimin e mbledhjes Meta ia delegoi nënkryetarit të Kuvendit, Vangjel Dules. Ai vetë u tërhoq për të shmangur konfliktin e interesit dukeqenëse ishte ai i akuzuari i Doshit si porositësi për vrasjen e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Halimi për mbledhjen e Këshillit:Kjo, një përpjekje për të mbyllur çështjen “Doshi”
Sarandë/Kandidatët e PS-së në konkurs për bashkinë, paraqesin platformat »
Article Logic
Execution time: 0.024015188217163
array(1) { ["section"]=> string(78) "topalli-mbledhja-e-keshillit-eshte-nul-meta-s-mund-ta-delegonte-drejtimin-6572" }