Topalli: Meta, ish-kryetari qesharak. S'e mbyllja Kuvendin as mes bilbilave

Publikuar tek: politike, më 10:44 12-03-2015 Topalli: Meta, ish-kryetari qesharak. S'e mbyllja Kuvendin as mes bilbilave Jozefina Topalli

Ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli e ka komentuar si qesharak dhe gaztor Ilir Metën ditën e sotme. Sipas Topallit Meta ka patur frikë duke e mbyllur për 12 minuta seancën.

“Eshtë pa koment, 12 minuta as kam parë e as kam dëgjuar. Ky është ish- kryetari i parlamentit me qesharak e gaztor, nuk e imagjinoja që të ishte kaq i tmerruar. Maxhoranca braktis parlamentin dhe kryetari i parlamentit të dridhet.Në rend të ditës ka vetëm 1: dorëheqja e Ilir Metës. Në asnjë vend të botës nuk mund të rrijë dhe të akuzohet nga miku dhe deputeti i tij i ngushtë për dy vrasje. Nuk qëndron nga ana morale. Ai do lante veten e tij nëse do të jepte dorëheqjen. Do i jepte mundësi drejtësisë të hetonte. Dhe përfundoi në 12 minuta seancë gjëja më qesharake. Qeveria e parlamenti janë të deligjitimuar. “, komentoi sih-kryeparlamentarja Topalli.

Sipas Topallit asnjëherë nuk ka ndodhur që seanca të ketë qenë kaq e shkurtër në historinë  e Parlamentit.

“Eshtë maxhorancë e 1 milionë shuplakave. Kryetari i Parlamentit dridhet e i merret fryma jo për rregulloren por asgjë. Pse kryetari i Parlamentit ishte aq i trembur. Kujtoni që më vinin bilbilat. Asnjëherë nuk ka mbaruar seancën në kohën time për 12 minuta. Unë mendoj se pyetja thelbësore është pse kishte kaq shumë frikë zoti Meta? Parlamenti ka mbaruar”, përfundoi Topalli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paloka: Mos na provokoni, ambasadat i dinë skenaret e Metës dhe Ramës për bllokim
Shtohen mbështetësit e LSI te selia, presin të vijë Ilir Meta »
Article Logic
Execution time: 0.02811598777771
array(1) { ["section"]=> string(65) "topalli-meta-ish-kryetari-me-qesharak-e-gaztor-i-parlamentit-5649" }