Topalli nuk çuditet nga ngjarja në Laç, thotë: Rama zgjodhi Prengën dhe 18 deputetë të tjerë në Parlament për këto cilësi

Publikuar tek: politike, më 14:04 05-09-2015 Topalli nuk çuditet nga ngjarja në Laç, thotë: Rama zgjodhi Prengën dhe 18 deputetë të tjerë në Parlament për këto cilësi Jozefina Topalli, deputete e PD

Regon deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli pas ngjarjes në Laç dhe arrestimit të deputetit socialist Armando Prenga. Sipas Topallit, këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur, ndërsa akuzon Ramën se “zgjodhi këtë (i referohet deputetit Prenga) dhe 18 kolegët e tjerë të tij në Parlament pikërisht për këto cilësi specifike.”

“Kur deputeti qëllon me armë brenda komisariatit! Pse të çuditemi? A nuk e dinim të gjithë kush janë deputetët e Ramës në Parlament? A nuk ka ndodhur dhunë brenda parlamentit? A nuk e kemi denoncuar dy vite rrjesht në Parlament se këto kanë rekorde kriminale? A nuk e zgjodhi Rama këtë dhe 18 koleget e tjerë të tij në Parlament pikërisht për këto cilësi specifike? A nuk i mbrojti Rama të gjithë këto edhe kur këto hiqnin rrypin me godit si kafshë kolegët e opozitës”, pyet në formë retorike deputetja Topalli ndërsa gjen rastin të sulmojë edhe kreun e Kuvendit Meta.

“Të çuditesh për ngjarjen e sotme është njëlloj si të çuditesh se Meta merr rryshfet dhe se Rama eshte i lidhur me krimin!!”, thotë Topalli në reagimin e saj ndërsa përmbyll:
“Nuk keni parë asgjë akoma , jo! Këto janë vetem Aleanca e Qelbësirave! Dhe qelbësirat duhen përmbysur!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjarja në Laç/ PS përjashton Armando Prengën, Xhaçka: Pandëshkueshmëria që ngriti Berisha ka vdekur
Flet deputeti Prenga para Prokurorit: Cali më zuri pritë, unë qëllova në ajër »
Article Logic
Execution time: 0.12221097946167
array(1) { ["section"]=> string(125) "topalli-nuk-cuditet-nga-ngjarja-ne-lac-thote-rama-zgjodhi-prengen-dhe-18-deputete-te-tjere-ne-parlament-per-keto-cilesi-20034" }