Topalli për Marinzën Felajt: Pse qesh? Ti ke parë Fontanën, je stili barok, Dolce Vita

Publikuar tek: politike, më 15:07 09-04-2015 Topalli për Marinzën Felajt: Pse qesh? Ti ke parë Fontanën, je stili barok, Dolce Vita ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, gjatë fjalimit të saj në Kuvend, i ka quajtur shpërthimet në Marinzë një skenë të filmave horror, por ndërkohë që Topalli fliste ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj , në një moment buzëqeshi. Kaq mjaftoi që deputetja e PD t’i kundërvihej ironikisht.

“Qesh ti qesh. Pse qesh? Mos të duket gjë si Fontana e Trevit kjo? Ti ke parë Fontanën, je stil barok, je Dolce Vita”, tha deputetja duke iu drejtuar ministres. Felaj tentoi të replikonte por nuk u dëgjua nga mikrofoni dhe Topalli vazhdoi fjalimin duke e akuzuar qeverinë për situatën në Marinzë.

Topalli akuzoi edhe deputetët e Fierit për heshjen e tyra për Marinzën “Ku janë deputetët e Fierit? Sa deputetë ka Fieri? Nëse ata do kishim folur, sot do kishim një rezultat mbi situatën”, u shpreh Topalli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Takimi Basha-Thaçi: Mbështetje për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni
Balla: Drejtori i “Bankers”, kandidat i PD në Fier. Basha të thotë nëse ka takuar gjyqtarin e çështjes së Xhelal Mziut »
Article Logic
Execution time: 0.01742696762085
array(1) { ["section"]=> string(87) "topalli-per-marinzen-felajt-pse-qesh-ti-ke-pare-fontanen-je-stili-barok-dolce-vita-8273" }